Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Takim i Rektorit Bexheti dhe kryetarit të PAS, Ademi me Ambasadorin e Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani

Takimi mes Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dhe kryetarit të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS), Mevlan Ademi, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Sh.T. Denion Meidani, u përqendrua në progresin e universitetit, sfidat e arsimit të lartë dhe shkencës, si dhe bashkëpunimin me universitetet simotra në Shqipëri dhe universitet shqipfolëse në rajon.

Gjatë takimit, Rektori Bexheti shprehu mirënjohjen ndaj Ambasadorit Meidani për mbështetjen institucionale, si dhe për ofertën që gjatë festimeve të Nëntorit, Parlamenti Studentor të shfaqë filma me përmbajtje historike të siguruar nga Ambasada e Shqipërisë.

Gjithashtu, në këtë takim, Parlamenti Studentor propozoi një fjalim tematik nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbi temën "Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE", që mund të mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore gjatë një vizite të tij në vend.

Google+