Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij të rastit, falënderoi autorin për përzgjedhjen e bërë promovimin ta bëjë në Universitetin tonë dhe para studentëve tanë.
“Librat që i promovojnë sot kanë një vlerë faktografike, pasi nuk bazohen në tregime imagjinare, por pasqyrojnë një realitet për një periudhë mjaftë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, vlerësoi mes tjerash Rektori Bexheti.
Për veprën vlerësime dha dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. Dr. Demush Bajrami dhe gazetarët Xhelal Neziri dhe Bardhyl Zajmi.
“Sot po promovojmë një opus të veprave të mija, të cilat më shumë mund të quhen memoare. dhe kam patur vetëm një qëllim, që të mbetet e shkruar historia jonë, pasi në to dominojnë fakte dhe dokumente. ”, tha mes tjerash autori i librave Fahri Musliu.
Promotor dhe iniciues i promovimit të këtyre librave ishte gazetari Selajdin Xhezari.
