Të pranishmëve mirëseardhje iu dëshiroj dekanja e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Merita Zulfiu Alili. Ajo falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë për organizimin e suksesshëm të kësaj konference.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij të hapjes në veçanti falënderoi WBF (Western Balkans Fund), për mbështetjen e kësaj konference, me që temë kaq të rëndësishme dhe domethënëse për administratën publike.
“Sapo jam kthyer nga një konferencë tjetër, që u mbajt në kuadër të procesit të Berlinit, si përfaqësues i vetëm nga Maqedonia, në të cilën po ashtu u trajtua një temë shumë me rëndësi, siç është shkenca dhe kapacitetet për shkencë në Ballkanin Perëndimor.”, tha Rektori Bexheti.
Rektori Bexheti tha se në përgjithësi ka një dozë optimizmi për rezultatet e arritura, por nëse u referohemi shifrave Maqedonia e Veriut në këtë drejtim është në nivelin më të ulët të investimit në hulumtime, duke kontribuar me 0, 2% të PBB-së, ndërsa vetë Universiteti ynë ndanë 3% të buxhetit të saj për hulumtime.
Duke folur për kapacitet dhe investimit në hulumtime për të përmirësuar gjendjen aktuale në administratën publike dhe sektorë të tjerë, Rektori Bexheti, tha se duhet të investohet në shkencë dhe në hulumtime të mirëfillta dhe të mbështeten hulumtuesit e rinj.
Përpos folëses kryesore të konferencës Ana Krstinovska, publikut iu drejtua edhe Jelena Mrdak, menaxhere e programit në Shkollën regjionale të Administratës Publike (ReSPA).
Konferenca i vazhdoi punimet në sesione ku për temën i prezantuan punimet e tyre përfaqësues të institucioneve që krijojnë politika publike, si: Hasim Murtezani, zëvendës i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Juridike të kryeministrit të Kosovës dhe Ardita Dema Mehmeti, zëvendës drejtore e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut.
