Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti: Përvoja e UEJL-së në Fokus në Konferencën për Reformat në Arsimin e Lartë

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (18 nëntor 2024), mori pjesë si panelist në Konferencën e organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit "Kirili dhe Metodi" në Shkup. Tema qendrore e konferencës ishte "Reformat në arsimin e lartë – qasje interdisiplinare".

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Bexheti ndau përvojat dhe praktikat më të mira të UEJL-së, duke nënvizuar rëndësinë e qasjeve interdisiplinare në zhvillimin e arsimit të lartë.

Në konferencë morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova, duke e bërë këtë ngjarje një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare në sektorin e arsimit.

Ngjarja shënoi një hap tjetër të rëndësishëm në diskutimet për modernizimin dhe përmirësimin e arsimit të lartë në rajon.

Google+