Qëllimi kryesor i Konferencës ishte krijimi dhe forcimi i bashkëpunimit shkencor dhe inovativ –krijimi i hapësirës rajonale për shkence dhe inovacione.
Rektori Bexheti, në diskutimin e tij u përqendrua për krijimin e politikave sa më efektive për të rritur fondet hulumtuese të kushtëzuara të buxhetit të shtetit me ato te sektorit privat dhe “sakrificës” së vet institucioneve shkencore dhe arsimore në alokimin e buxheteve të tyre.
Konferenca synon të prodhojë një Deklaratë të Përbashkët me një sërë përfundimesh dhe rekomandimesh që do të përfshihen në Samitin e dhjetë të krerëve të shteteve dhe qeverive për Ballkanin Perëndimor.
