Lajmet e fundit
-
Hapet ekspozita “Pollution Painting – Tetova” në Galerinë e Arteve të Tetovës
28 maj 2025Në ambientet e Galerisë së Arteve të Tetovës u hap sot ekspozita dyditore me titull “Pollution Painting – Tetova”, e cila mblodhi së bashku studentë, profesorë, personalitete të artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues nga University of Birmingham. Ekspozita u organizua nga Instituti "Maks van der Shtul" i Universitetit të Evropës Juglindore.
-
Presidenti i Bordit të UEJL-së - Klaus Tochtermann – zgjidhet President i EOSC-A
28 maj 2025Antverpen, 28 maj 2025 — Klaus Tochtermann, President i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), është zgjedhur Presidenti i ri i Shoqatës së Resë Evropiane për Shkencë të Hapur (European Open Science Cloud- EOSC), duke pasuar Karel Leiben, i cili mbajti role udhëheqëse në EOSC për gati shtatë vjet.
-
Vizitë studimore e përfaqësuesve dhe studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajit në Universitetin e Evropës Juglindore
23 maj 2025Sot, në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u zhvillua një vizitë studimore e përfaqësuesve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (UShAF), të shoqëruar nga një grup studentësh të këtij universiteti.
-
Raundi Kombëtar i Olimpiadës së Ekonomisë në UEJL – Një skenë e inovacionit rinor
20 maj 2025Më 17 maj 2025, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë u shndërrua në një qendër të gjallë të dijes, inovacionit dhe mendimit kritik, duke mirëpritur Raundin Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomisë – një ndër garat më prestigjioze për nxënësit e shkollave të mesme në vend.
-
U mbajt Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Fizioterapisë – Platformë e dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit rajonal!
18 maj 2025Më 17 maj 2025, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u zhvillua me sukses Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Fizioterapisë, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi profesionistë të shëndetit, studiues, ligjërues dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e fizioterapisë.
-
Biblioteka “Max van der Stoel” – Biblioteka e Vitit 2024!
16 maj 2025Në Konferencën e 5-të Nacionale, të organizuar nga Shoqata e Bibliotekistëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, biblioteka jonë u nderua me çmimin prestigjioz “Biblioteka e Vitit 2024”!
-
Rektori Bexheti në 15-vjetorin e IBC-Mitrovicë: Thirrje për bashkëpunim rajonal në arsimin e lartë
15 maj 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në ceremoninë solemne të përvjetorit të 15-të të Kolegji Publik Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBC-M), që nga viti 2023, funksionon si universitet publik në Kosovë. Ceremonia u mbajt sot (15.05.2025) në kampusin е IBC-M në Mitrovicë.
-
ISCBE 2025: UEJL në Qendër të Debatit Global për Qëndrueshmërinë dhe Inovacionin Ekonomik
8 maj 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi sot (8 maj 2025), edicionin e tetë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare për Biznes dhe Ekonomi – ISCBE 2025, me temë "Rezilienca dhe Qëndrueshmëria Ekonomike - Sfidat dhe Perspektivat".
-
Karriera fillon këtu – Panairi i Karrierës 2025 në UEJL
29 prill 2025Sot (29.04.2025), në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, u mbajt Panairi i Karrierës 2025, i organizuar nga Qendra e Karrierës, me pjesëmarrjen e mbi 60 kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
-
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në UEJL mirëpriti maturantët në Ditën e Hapur
23 prill 2025Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Evropës Juglindore hapi sot dyert për maturantët e shkollave të mesme me profile mjekësore nga Tetova, Gostivari, Struga dhe Kërçova, në kuadër të Ditës së Hapur, e cila u organizua me qëllim të promovimit të mundësive arsimore dhe përvojës praktike që ofron ky Fakultet.
-
UEJL organizon mbledhje komemorative në nderim të Prof. Dr. Hamit Xhaferit
23 prill 2025Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi sot një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Hamit Xhaferit, profesor i nderuar dhe bashkëpunëtor i përkushtuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit të lartë.
-
Me një mbledhje komemorative UEJL nderon jetën dhe veprën e Prof. Dr. Asllan Bilallit
23 prill 2025Në organizim të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore, u mbajt sot një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Prof. Dr. Asllan Bilallit, një prej figurave themeluese të këtij Fakulteti dhe një ndër personalitetet më të respektuara në fushën e arsimit të lartë dhe drejtësisë në vend.
-
Shkolla Verore Juridike në UEJL: “Ne, Ligji dhe e Drejta” – një dritare drejt së ardhmes juridike për të rinjtë
18 prill 2025Më 18 prill 2025, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt edicioni i dytë i Shkollës Verore Juridike “Ne, ligji dhe e drejta”, organizuar nga Fakulteti Juridik, me pjesëmarrjen e rreth 200 nxënësve nga shkollat e mesme të qytetit të Tetovës, Gostivarit dhe rrethinës.
-
Prof. Dr. Veland Ramadani ndër shkencëtarët më të vlerësuar në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit në vend dhe ndërkombtarisht
16 prill 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) vazhdon të afirmohet si qendër e ekselencës akademike, falë arritjeve të stafit të tij. Prof. Dr. Veland Ramadani, profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, është renditur i pari në Maqedoni dhe ndër 1500 shkencëtarët më të mirë në botë në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit, sipas edicionit 2025 të renditjes globale të publikuar nga platforma akademike prestigjioze https://research.com/scientists-rankings/business-and-management/mk.
-
UEJL dhe UShAF konkretizojnë bashkëpunimin akademik
16 prill 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) po forcon rolin e tij si një institucion lider në bashkëpunimin ndëruniversitar në rajon.
-
Gara për Biznes Planin më të mirë në UEJL – Idetë e të rinjve që frymëzojnë të ardhmen!
7 prill 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në bashkëpunim me Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit (BIC), më 4 prill 2025 (e premte), organizoi aktivitetin “Gara për Biznes Planin më të mirë”, në kuadër të “Ditës së Hapur” të Universitetit.
-
Maturantët nga gjithë vendi vizituan UEJL-në në "Ditën e Hapur 2025"
4 prill 2025Maturantë nga shkollat e mesme të Tetovës, Shkupit, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe qyteteve të tjera nga vendi morën pjesë në "Ditën e Hapur" të organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, që u mbajt sot (4 prill 2025), në Kampusin e Universitetit në Tetovë.
-
UEJL shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçanë
16 mars 2025Universiteti i Evropës Juglindore ka shprehur ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku humbën jetën mbi 50 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
-
ChallengeEU: Fillimi i një kapitulli të ri!
13 mars 2025Më 12 mars, nëntë universitete evropiane u bashkuan në Offenburg të Gjermanisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Konsorciumit, duke nisur zyrtarisht Aleancën ChallengeEU. Kjo nismë synon të rrisë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e arsimit të lartë evropian, të forcojë integrimin dhe të lehtësojë mobilitetin për studentët, stafin akademik dhe komunitetin shkencor. Projekti, pos objektivave tjera strategjike, theks të veçantë i kushton transformimit të universiteteve në komponentët e impaktit mbështetës të industrisë, aspekteve digjitale, mësimxenies me dije e shkathtësi të së nesërmes, që do t’i përgjigjen gjeneratës digjitale dhe tregut të transformuar të punës dhe shoqërisë në përgjithësi.
-
Manifestim i Veçantë në UEJL për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Shkollës së Parë Shqipe
7 mars 2025Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe Shkollës së Parë Shqipe, sot në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt një manifestim solemn, ku morën pjesë studentë, profesorë, mësues dhe të ftuar të tjerë.