Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Ibraimi dhe Prof. Arifi në pritjen solemne të Ambasadës së Japonisë në Shkup

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Këshilltaren për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, morën pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Shkup, me rastin e ditëlindjes së Perandorit të Japonisë Naruhito.

Në këtë ngjarje festive, ku morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë, diplomatë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të Japonisë dhe UEJL-së.

Prania e përfaqësuesve të UEJL-së në këtë pritje dëshmon përkushtimin e universitetit për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e lidhjeve me partnerë globalë.

Google+