Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL

Një delegacion i Shkollave Ndërkombëtare MAARIF, Z. Osman Demirgül, Përfaqësues i vendit i Fondacionit Türkiye Maarif në Maqedoninë e Veriut, realizoi sot një takim pune në Universitetin e Evropës Juglindore, me fokus në bashkëpunimin institucional dhe çështje me interes të përbashkët në fushën e arsimit.

Delegacioni i MAARIF u prit nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i shqëruar nga Këshilltarja për Komunitet dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi. Të dy palët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e praktikave arsimore në përputhje me standardet bashkëkohore.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF e uruan Rektorin Prof. Dr. Sadudin Ibraimi për postin e tij dhe për udhëheqjen e suksesshme të Universitetit të Evropës Juglindore, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin institucional dhe në forcimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Nga ana e tij, Rektori Ibraimi falënderoi delegacionin për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si një element kyç për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor dhe për krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe studentët.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe u shpreh gatishmëria e ndërsjellë për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen.

Google+