Forumi u bashkëorganizua nga Instituti Alternativa Liberale (LAI) dhe Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), me mbështetjen e Iniciativa e Bazave të Ekonomisë (Economics Fundamentals Initiative - EFI) dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (Open Society Foundations-OSF). Ngjarja shënoi një fazë të rëndësishme në zhvillimin trevjeçar të Programit për Edukim Ekonomik, duke kaluar nga ndërgjegjësimi drejt konsolidimit dhe inovacionit digjital.
Hapja solemne e forumit u bë nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale, Orhan Ceka, i cili prezantoi ndikimin e Programit për Edukim Ekonomik gjatë tre viteve të fundit, i cili implementohet nga Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me EFI nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në hapje të forumit, po ashtu u drejtua edhe Dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, Prof. Dr. Blerta Abazi - Çaushi, e cila theksoi rolin e UEJL-së në promovimin e edukimit ekonomik bashkëkohor dhe lidhjen e arsimit universitar me nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë.
Programi përfshiu dy panele diskutimi mbi mësimdhënien moderne të ekonomisë dhe lidhjen e edukimit ekonomik me zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe prezantimin e platformës digjitale EduSpace.
Forumi ECONLIT 2025 riafirmoi angazhimin e UEJL-së në avancimin e edukimit ekonomik dhe financiar përmes bashkëpunimit akademik dhe inovacionit në arsim.
