Në kuadër të kësaj nisme, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, znj. Rita Columbia, dhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, nënshkruan një Deklaratë Qëllimi, duke formalizuar bashkëpunimin strategjik mes OKB-së dhe UEJL-së në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.
Kombet e Bashkuara shprehën mirënjohjen e tyre për Universitetin e Evropës Juglindore, duke vlerësuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore dhe partneritetit aktiv me sistemin e OKB-së.
Përmes platformës SustainEd, UEJL do të luajë një rol të rëndësishëm në mobilizimin e ekspertizës akademike, kërkimit shkencor dhe angazhimit të studentëve, me fokus në zbatimin e SDGs dhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, duke kontribuar në zhvillimin e përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të vendit.
