Lajmet e fundit
-
Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup
15 dhjetor 2025Përfaqësues nga akademia, institucionet publike, sektori privat, shoqëria civile dhe arsimi i mesëm u takuan të shtunën, më 13 dhjetor, në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, në kuadër të Forumit ECONLIT 2025, me fokus në forcimin e edukimit ekonomik dhe financiar në Maqedoninë e Veriut.
-
Përfaqësuesit e Forumit për Ndryshim në Arsim vizitojnë UEJL-në
15 dhjetor 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) u vizitua sot nga përfaqësuesit e Forumit për Ndryshim në Arsim (FNA), z. Ardit Ramadani dhe znj. Vesa Sherifi, të cilët përgëzuan udhëheqjen e Universitetit për rezultatet e arritura në Indeksin e Transparencës në arsimin e lartë.
-
Bashkëpunim strategjik akademik mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
12 dhjetor 2025Sot, në Elbasan, Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi dhe Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke vënë theksin te avancimi i arsimit dhe hulumtimit shkencor përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit akademik. Marrëveshja synon krijimin e mundësive të reja për zhvillimin profesional dhe akademik të stafit dhe studentëve, si dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.
-
Studentët e UEJL-së marrin pjesë në Takimin e Parë të Ambasadorëve Studentorë ChallengeEU në Offenburg
9 dhjetor 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është krenar të njoftojë se dy nga studentët tanë, Mevlan Ademi dhe Gajur Memeti, përfaqësuan universitetin në takimin e parë zyrtar të Ambasadorëve Studentorë ChallengeEU, i cili u zhvillua javën e kaluar në Hochschule Offenburg, Gjermani.
-
Ambasadorja e Japonisë, Sh.S. Setsuko Kawahara, vizitoi UEJL-në dhe mbajti ligjëratë për politikën e jashtme japoneze
2 dhjetor 2025Ambasadorja e Japonisë, Sh.S. Setsuko Kawahara, vizitoi sot Universitetin e Evropës Juglindore, ku u prit në një takim zyrtar që synoi forcimin e bashkëpunimit akademik dhe ndërkombëtar mes UEJL-së dhe institucioneve japoneze.
-
Hapën zyrtarisht 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore-Studentët e Drejtësisë në qendër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore
27 nëntor 2025Fakulteti i Drejtësisë dhe Instituti “Maks van der Shtul”, në kuadër të projektit ChallengeEU dhe grupit ODEI, me aktivitetin e mbajtur dje (26.11.2025), në UEJL Shkup, hapën zyrtarisht 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore me seminarin “Portokalli për Ndërgjegjësim: Fuqizimi i Studentëve të Drejtësisë Kundër Dhunës me Bazë Gjinore ”, i cili këtë vit fokusohet tek tema globale: “ UNiTE (të bashkuar) për t'i dhënë fund dhunës digjitale kundër grave dhe vajzave”
-
Koordinatorja Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Columbia vizitoi UEJL-në
26 nëntor 2025Në Universitetin e Evropës Juglindore, të hënën (24.11.2025), Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi priti në një takim pune Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, znj. Rita Columbia, me të cilin zhvilloi një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes institucioneve.
-
Delegacioni i UEJL-së, i udhëhequr nga Rektori Ibraimi, mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë
25 nëntor 2025Delegacioni i UEJL-së i udhëhequr nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar.
-
Ambasadori francez Le Rigoler vizitoi UEJL-në: hapen mundësi të reja bashkëpunimi akademik dhe kulturor
24 nëntor 2025Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler, sot realizoi një takim pune me Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit akademik dhe avancimi i projekteve të përbashkëta mes UEJL-së dhe institucioneve universitare franceze.
-
Delegacioni i UEJL-së i pranishëm në manifestimin qendror dhe tribunën shkencore kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir
24 nëntor 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Besa Arifi, Këshilltare për komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, mori pjesë sot (22 nëntor 2025), në dy aktivitetet kryesore të organizuara në Manastir me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
-
UEJL shënon me solemnitet 24-vjetorin e themelimit: pjesëmarrje e gjerë dhe mesazhe vizioni për të ardhmen
21 nëntor 2025Universiteti i Evropës Juglindore sot mbajti Ceremoninë qendrore të shënimit të 24-vjetorit të themelimit, një ngjarje solemne që mblodhi rektorë të universiteteve publike nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të korit diplomatik, komunitetit të biznesit, trupave të akreditimit dhe cilësisë në arsim, si dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar.
-
UEJL mirëpriti delegacionin ndërkombëtar në ngjarjen për forcimin e reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit
20 nëntor 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) sot mirëpriti një delegacion të rëndësishëm ndërkombëtar në kuadër të ngjarjes “Përdorimi i kornizave me burime të hapura për forcimin e reziliencës shoqërore ndaj dezinformimit”, e organizuar nga Klasteri për Edukim Mediatik dhe Hulumtim të Dezinformimit pranë Institutit Maks van der Shtul (MVDSI), në bashkëpunim me Ambasadën e Lituanisë në Maqedoninë e Veriut, Delegacionin e BE-së dhe Europe House.
-
“Krijimtari inkluzive: festival për të gjithë” u mbajt në UEJL
12 nëntor 2025Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore, u mbajt festivali “Krijimtari inkluzive: festival për të gjithë”, organizuar nga Biblioteka “Max van der Stoel”, që përcolli emocion, talent dhe dashuri përmes artit.
-
Delegacion nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit vizitoi UEJL-në
6 nëntor 2025Një delegacion nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU), i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Lütfi Sunar, dhe i përbërë nga Asst. Prof. Dr. Ebru Ibish, Prorektore për Arsim, Assoc. Prof. Dr. Katerina Mitevska Petrusheva, Prorektore për Kërkime dhe Projekte, si dhe Prof. Dr. Enis Rexhep, Dekan i Fakultetit të Stomatologjisë, realizoi një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).
-
UEJL pjesëmarrës në Forumin e parë për Cilësi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup
29 tetor 2025Më 27 tetor 2025, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, u mbajt Forumi i parë për Cilësi, me moton “Me cilësi drejt shkëlqimit”. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, përfshirë ministren e Arsimit dhe Shkencës, rektorë të universiteteve publike dhe private, përfaqësues të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, dekanë, senatorë, studentë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
-
Delegacion ndërkombëtar në UEJL për zgjerim të bashkëpunimit akademik
28 tetor 2025Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë mirëpriti një delegacion ndërkombëtar me përfaqësues nga institucione të njohura akademike botërore, në një takim që synonte forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shqyrtimin e mundësive për zhvillim të përbashkët akademik.
-
Panel ndërgjegjësues për kancerin e gjirit tek gratë
22 tetor 2025Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e grave mbi kujdesin shëndetësor, në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Fakultetit të Shkencave të Shëndetësore dhe Klubit Rotarian të Tetovës, u mbajt sot paneli me temë “Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit tek gratë”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit bashkëkohor të kancerit të gjirit.
-
UEJL forcon lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës përmes projektit ChallengeEU dhe platformës M.A.R.K.E.T.
22 tetor 2025Në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt tribunë me temë “Ndërlidhja ndërmjet arsimit dhe tregut të punës”, e organizuar në kuadër të projektit ChallengeEU.
-
Rektori Ibraimi mori pjesë në promovimin e librit “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
13 tetor 2025Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve me rëndësi shoqërore, kulturore dhe historike në rajon. Si institucion akademik, UEJL kontribuon në ruajtjen e kujtesës historike dhe në promovimin e së vërtetës shkencore, përmes mbështetjes së nismave që nxisin kërkimin, debatin dhe reflektimin mbi temat që prekin shoqërinë.
-
Prof. Dr. Veland Ramadani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ndryshimet demografike dhe tregun e punës në Tiranë
13 tetor 2025Më 10 dhe 11 tetor 2025, në Tiranë, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon”, e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.