Delegacioni i INOVA-s I udhëhequr nga drejtorja, Daniela Dimovska zhvilloi takim me Rektorin e Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, ku u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe mbështetjes së ekosistemit të ndërmarrësisë.
Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e delegacionit u njohën nga afër me aktivitetet dhe kapacitetet e Business Innovation Center dhe TechPark-ut të UEJL-së, si dhe me projektet dhe iniciativat që universiteti zhvillon në drejtim të transformimit digjital dhe inovacionit akademik.
Gjithashtu, u prezantua puna e Instituti Max van der Stoel, me theks të veçantë në aktivitetet kërkimore-shkencore dhe projektet ndërkombëtare që realizohen në kuadër të institutit.
Vizita përfundoi me një shëtitje në kampusin e universitetit, ku delegacioni pati mundësi të njihet më nga afër me infrastrukturën moderne dhe ambientin akademik të UEJL-së.
