Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL merr pjesë në shënimin e “King’s Day” në organizim të Ambasadës së Holandës

Përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), me ftesë të ambasadores së Holandës, SH.S.Ozlem Xhanel (Özlem Canel), morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e “King’s Day”, e cila u mbajt nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike dhe kulturore, UEJL u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Këshilltari i Rektorit, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, Këshilltarja për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Drejtori i Institutit “Maks va nder Shtul”, Prof. Dr. Veli Kreci.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin e UEJL-së në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e marrëdhënieve me partnerë diplomatikë dhe institucionalë, duke kontribuar në promovimin e vlerave evropiane dhe dialogut ndërkulturor.

Google+