Në përbërje të delegacionit ishin edhe Anja Huovinen, Drejtuese e Çështjeve Ndërkombëtare në FHNW, Safak Korkut, ligjërues në Institutin për Sisteme Informative, si dhe Prof. Dr. Nikolina Fuduric, ligjëruese në Institutin për Konkurrueshmëri dhe Komunikim.
Delegacioni zhvilloi një takim pune me Rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, ekipin drejtues të Universitetit dhe përfaqësuesit e Institutit “Maks van der Shtul” në UEJL.
Takimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy universiteteve dhe aktiviteteve të projektit ChallengeEU, me fokus në avancimin e partneriteteve akademike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, mobilitetin e studentëve dhe stafit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e arsimit të lartë dhe inovacionit.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke vlerësuar rëndësinë e rrjeteve ndërkombëtare universitare në përballimin e sfidave bashkëkohore dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët, studiuesit dhe komunitetin akademik.
