Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale

Memorandumi synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit akademik dhe komunave, përmes lidhjes së ekspertizës universitare me nevojat reale të zhvillimit lokal.

Në emër të UEJL-së, në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë Këshilltarja për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili.

Ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e inovacionit, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e proceseve të transformimit digjital në nivel lokal.

Google+