Lajmet e fundit
-
Takimi i Bordit të Strategjisë ChallengeEU në Zvicër
10 tetor 2025Këtë javë, Bordi i Strategjisë i Aleancës ChallengeEU u mblodh në FHNW (Universiteti i Shkencave dhe Arteve të Aplikuara Veriperëndimore i Zvicrës) për dy ditë frymëzuese shkëmbimi dhe dialogu strategjik midis rektorëve dhe përfaqësuesve të studentëve.
-
Akademik Abdylmenaf Bexheti thekson rolin e hulumtimeve shkencore në politikat ekonomike
3 tetor 2025Në konferencën ndërkombëtare „Hulumtime të aplikuara ekonomike: rrugë drejt strategjive dhe politikave kombëtare optimale në kohë të turbullta“, akademik Abdylmenaf Bexheti nënvizoi se hulumtimet shkencore dhe analizat empirike janë themeli i politikave ekonomike efektive dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
-
UEJL nënshkruan memorandum trepalësh bashkëpunimi për programin British Parliamentary Debate
2 tetor 2025Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, u nënshkrua një memorandum trepalësh bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së, Fondacioni Westminster për Demokraci (Westminster Foundation for Democracy) dhe Forumit Rinor Arsimor-FRA (Youth Educational Forum -YEF). Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, si dhe përfaqësuesit e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe të Forumit Rinor Arsimor.
-
Prof. Karen Westwood i bashkohet UEJL-së si Studiuese Fulbright për një vit
30 shtator 2025Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti sot Prof. Karen Westwood, e cila për një vit do të jetë pjesë e komunitetit tonë akademik në kuadër të Programit prestigjioz Fulbright.
-
Vizitë e Reis ul ulemasë dhe myftinjve të Tetovës dhe Gostivarit në UEJL
29 shtator 2025Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të jetë adresë e rëndësishme e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet më të larta të vendit. Sot, UEJL pati kënaqësinë të presë Reis ul ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahun, Myftiun e Tetovës, Selver ef. Xhemailin dhe Myftiun e Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli.
-
Prof. Dr. Veland Ramadani, Prorektor i UEJL-së, për të gjashtën herë në mesin e Top 2% të studiuesve më të cituar në botë
22 shtator 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) vazhdon të dëshmojë pozitën e tij udhëheqëse në fushën e akademisë përmes arritjeve të profesorëve të tij. Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani, për të gjashtën herë me radhë është përfshirë në mesin e Top 2% të studiuesve më të cituar në botë, sipas vlerësimit prestigjioz të Stanford University në bashkëpunim me shtëpinë botuese shkencore Elsevier.
-
Fakulteti i Drejtësisë mbajti Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike
19 shtator 2025Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, sot mbajti Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike (ISCLS ’25) me temë: “Sfidat e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor – gjendja dhe perspektivat.”
-
UEJL mirëpret studentët e rinj në Ditën e Orientimit në Tetovë dhe Shkup
17 shtator 2025Universiteti i Evropës Juglindore sot mirëpriti gjeneratën e re të studentëve në Ditën e Orientimit, e cila u mbajt paralelisht në kampuset e Tetovës dhe Shkupit. Ky aktivitet tradicional shënon fillimin e vitit akademik 2025/2026 dhe synon që studentët të njihen nga afër me jetën universitare dhe shërbimet që ofron UEJL.
-
U mbajt ceremonia e inaugurimit të Rektorit të ri të UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi
3 shtator 2025Në praninë e përfaqësuesve të korit diplomatik, rektorëve të universiteteve nga vendi, Shqipëria dhe Kosova, personaliteteve të jetës shoqërore e të biznesit, familjarëve, stafit akademik dhe studentëve, në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt ceremonia solemne e inaugurimit të rektorit të ri, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi.
-
Rektori Sadudin Ibraimi prezantoi vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e UEJL-së (2025–2028)
27 gusht 2025Në kuadër të trajnimit tradicional të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore, të organizuar nga Zyra e Cilësisë, sot Rektori i ri i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, prezantoi para stafit vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e universitetit në periudhën 2025–2028.
-
UEJL dhe Instituti Strategers nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
21 gusht 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Instituti Strategers nënshkruan memorandum për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në integrimin dhe zhvillimin evropian.
-
UEJL bëhet pjesë e Aleancës Evropiane për Etikë Akademike
9 korrik 2025Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është bërë zyrtarisht pjesë e Ethos Universitas, një iniciativë e bazuar në vlera dhe e zhvilluar brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (në kuadër të Procesit të Bolonjës), me synimin për të ndërtuar një rrjet institucionesh të arsimit të lartë që veprojnë si shembuj etikë në komunitetet e tyre dhe më gjerë.
-
UEJL dhe Saïd Business School e Universitetit të Oksfordit nënshkruajnë Marrëveshje Pesëvjeçare Bashkëpunimi
1 korrik 2025Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Saïd Business School i Universitetit të Oksfordit kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi pesëvjeçar për bashkëpunim ndërinstitucional.
-
U mbajt Ekspozita e 10-të e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit të Fakultetit të Shkencave Teknike
1 korrik 2025Në Organizim të Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit të Evropës Juglindore, u mbajt Ekspozita e 10-të me radhë e punimeve të studentëve të programeve të Arkitekturës dhe Dizajnit.
-
Rektori Bexheti dhe Rektori në ardhje Ibraimi vizituan Universitetin“Nënë Tereza”
26 qershor 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Rektori në ardhje, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, realizuan një vizitë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u pritën nga Rektori i sapoemëruar i këtij institucioni, Prof. Dr. Bekim Fetaji.
-
Pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar për Inteligjencën Artificiale vizituan UEJL-në
25 qershor 2025Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë mirëpriti sot pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar “Inteligjenca Artificiale në Edukimin e Profesionistëve të së Ardhmes”, në kuadër të projektit Blended Intensive Programme (BIP) – një projekt Erasmus+ i implementuar nga UEJL në bashkëpunim me Universitat Politècnica de València (Spanjë), Hochschule Heilbronn (Gjermani), dhe Universitatea Babeș-Bolyai (Rumani).
-
Gjenerata e XXI hodhi kapelat në Ceremoninë e Absolventëve në UEJL
7 qershor 2025Të shtunën, më 7 qershor 2025, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt Ceremonia e Absolventëve, ku me emocion dhe krenari kapelat i hodhi gjenerata e XXI me radhë. Në këtë ngjarje madhështore, përveç studentëve, të pranishëm ishin prindër, familjarë, përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete lokale, si dhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit.
-
Kur ishte gabim, atëherë kur thurte lavde me pritshmëri, apo sot kur kritikon pa dëshmi!
7 qershor 2025Reagim ndaj dezinformatave të Emira Selimit, ish-studente e UEJL-së
-
Prof. Dr. Sadudin Ibraimi zgjidhet rektor i ri i UEJL
5 qershor 2025Sot (5 qershor 2025), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Prof. Dr. Sadudin Ibraimi që në tri vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të tretë të UEJL, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoninë Veriore.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në manifestimin për shënimin e 76-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”
30 maj 2025Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në manifestimin e shënimit të 76-vjetorit të themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.