Koalicioni përbëhet nga tetë universitete të akredituara në vend, ndërsa si anëtar i këtij koalicioni, Universiteti i Evropës Juglindore forcon më tej pozicionin e tij si institucion lider në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke integruar SDGs në programet studimore, hulumtime shkencore dhe iniciativa studentore, si dhe duke nxitur bashkëpunimin ndëruniversitar në nivel kombëtar.
Në prezantimin zyrtar mori pjesë edhe Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila theksoi angazhimin aktiv të UEJL-së në avancimin e Agjendës 2030 dhe rolin e tij në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për shoqërinë.
