Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL bëhet pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar CEEMAN

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është bërë anëtar i CEEMAN, një ndër rrjetet më të njohura ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të menaxhmentit dhe arsimit të lartë, me seli në Bled, Slloveni.

CEEMAN ka krijuar një platformë globale për bashkëpunim, inovacion dhe shkëmbim të praktikave më të mira, me synim avancimin e cilësisë së arsimit në menaxhim dhe ndërlidhjen e institucioneve akademike nga e gjithë bota. Aktualisht, ky rrjet përfshin rreth 180 anëtarë nga 50 shtete në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi.

“Me mbi 80 programe studimore të organizuara në shtatë fakultete, UEJL ofron një mjedis bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, i cili promovon dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin. Universiteti dallohet për metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, infrastrukturën digjitale dhe orientimin drejt praktikës, duke përgatitur studentët për sfidat e një tregu global gjithnjë e më konkurrues”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij rrjeti.

Anëtarësimi i UEJL-së në këtë rrjet prestigjioz përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e ndërkombtarizimit të universitetit, duke konfirmuar angazhimin e tij për cilësi akademike, inovacion dhe qasje moderne në mësimdhënie.

Google+