Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dialog për të ardhmen digjitale: “Global Digital City” hap punimet në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot u mbajt dita e parë e aktivitetit “Global Digital City”, i organizuar nga ABSL North Macedonia dheBusiness Innovation Center(BIC),aktivitet i cila ka mbledhur bashkë përfaqësues të institucioneve, industrisë, startup-ëve dhe komunitetit akademik.

Ngjarjen e hapi Presidenti i ABSL North Macedonia, z. Blerim Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve për krijimin e një mjedisi më konkurrues për industrinë e shërbimeve.

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilal Kasami, vuri në pah mbështetjen e pushtetit lokal për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Ndërkaq, Prorektori për planifikim, hulumtim dhe ndërmarrësi i UEJL-së, Prof. Dr. Veland Ramadani, theksoi rolin e universitetit si urë lidhëse ndërmjet dijes akademike dhe nevojave të tregut, duke nënvizuar përkushtimin e institucionit për të nxitur inovacionin dhe partneritetet strategjike.

Gjatë ditës u zhvilluan panele dhe prezantime mbi ndërtimin e një ekosistemi konkurrues për sektorin BPO/ICT, sfidat rregullative dhe institucionale, si dhe ndikimin transformues të Inteligjencës Artificiale në industrinë e shërbimeve. Paralelisht, u mbajtën takime të strukturuara B2B, aktivitete rrjetëzimi dhe hapësira ekspozuese për kompani dhe partnerë, duke krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi.

Ngjarja vazhdon edhe nesër me sesione të tjera tematike dhe takime biznesi dhe pjesëmarrje active të stafit akademik dhe studentëve, duke e konfirmuar Universitetin e Evropës Juglindore si një qendër të rëndësishme të dialogut ndërmjet politikëbërjes, industrisë dhe inovacionit në rajon.

Google+