Debati u mbajt në ambientet e Universitetit të Tetovës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë në vend.
Propozimet e UEJL-së për plotësim-ndryshimin e Propozim-Ligjit për Arsimin e Lartë dhe të Propozim – Ligjit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, të debatuara paraprakisht në organet e Universitetit, u prezantuan nga Prorektori për planifikim, hulumtim dhe ndërmarrësi i UEJL-së, Prof. Dr. Veland Ramadani.
