Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL mori pjesë në debatin publik për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, dje u mbajt debat publik lidhur me Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë, akademikëve dhe ekspertëve të fushës.

Universiteti i Evropës Juglindore u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani, Këshilltarja për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Këshilltarja për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili, si dhe dekanët e fakulteteve.

Gjatë debatit u diskutuan çështje kyçe që ndërlidhen me autonominë universitare, sigurimin e cilësisë, financimin, kërkimin shkencor dhe proceset e digjitalizimit në arsimin e lartë. Përfaqësuesit e UEJL-së theksuan rëndësinë e një kornize ligjore moderne, e cila garanton standarde evropiane, konkurrueshmëri ndërkombëtare dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit universitar.

Debati u moderua nga Akad. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit për organizimin e debatit publik në ASHAM.

Pjesëmarrja aktive e UEJL-së në këtë debat dhe debate të tjera konfirmon përkushtimin e Universitetit për të kontribuar në proceset reformuese dhe në avancimin e politikave publike në fushën e arsimit të lartë në vend.

Google+