Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll

Delegacioni i Universiteti i Evropës Juglindore, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me këshilltarin e tij, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorin e Financave dhe Burimeve Njerëzore, z. Nebi Xhemali, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA Annual Conference 2026), që po mbahet më 16–17 prill në Stamboll, i organizuar nga Universiteti Yeditepe.

Me temën qendrore “Bashkëpunimi universitar në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm ”, kjo ngjarje e nivelit të lartë evropian ka mbledhur drejtues universitetesh dhe ekspertë të arsimit të lartë, duke krijuar një platformë strategjike për adresimin e sfidave dhe mundësive në një mjedis global dinamik.

Gjatë punimeve të Konferencës, përfaqësuesit e UEJL-së morën pjesë aktive në sesione plenare dhe panele tematike, ku u trajtuan modele të reja të bashkëpunimit ndëruniversitar, partneritetet ndërkombëtare dhe mënyrat inovative për t’iu përgjigjur krizave globale dhe ndryshimeve të shpejta në sektorin e arsimit të lartë.

Takimi Vjetor i EUA-së konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë në fushën e arsimit të lartë, duke ofruar mundësi të vlefshme për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe krijimin e partneriteteve të reja strategjike ndërmjet universiteteve.

Google+