Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL forcon bashkëpunimin me Universitetin Koç të Turqisë

Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me këshilltarin e tij, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorin e Financave dhe Burimeve Njerëzore, z. Nebi Xhemali, realoizuan vizitë zyrtare në Universitetin Koç (Koç University).

Gjatë vizitës, delegacioni i UEJL-së u prit nga Prorektorja për Çështje Akademike, Prof. Dr. Funda Yağcı Acar, me të cilën u zhvillua një takim pune mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Në takim u diskutua për aktualitetet në fushën e arsimit të lartë, si dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy universiteteve.

Nga të dy palët u vlerësua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndëruniversitare dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në nivel ndërkombëtar.

Google+