Lajmet e fundit
-
Ekspertja amerikane Brenda Lee Pierson do të bashkëpunojë me UEJL-në në dizajnin e projekteve dhe iniciativave të zhvillimit ekonomik
29 gusht 2023Rektori i Universitetit të Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (28 gusht 2023), realizoi një takim pune me eksperten amerikane, Brenda Lee Pierson, e cila do të bashkëpunojë ngushtë me UEJL-në në strukturimin dhe dizajnin e projekteve dhe iniciativave të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
-
UEJL dhe Universiteti i Seattle-it sjellin EDGE - teknologjinë digjitale në mësimdhënie
13 korrik 2023Universiteti i Evropës Juglindore është institucioni lider në rajon në përdorimin i zgjidhjeve inovative në mësimdhënie, posaçërisht në sjelljen dhe ofrimin e teknologjisë informatike dhe zgjidhjeve që ofron kjo teknologji për studentët dhe stafin .
-
UEJL rrëfim i suksesshëm në konferencën e OSBE-së në Vjenë
10 korrik 2023Në kuadër të Konferencës për shënimin e 30 –vjetorit të themelimit të Komisariatit të Lartë për Pakica Kombëtare, që u mbajt të premten (7 korrik), në Vjenë të Austrisë, Universiteti i Evropës Juglindore ishte rrëfimi i suksesit të këtij institucioni.
-
Njoftim
1 korrik 2023Njoftohen të gjitha institucionet arsimore se Universiteti i Evropës Juglindore dhuron kompjuterë desktop.
-
U mbajt ekspozita e gjashtë e studentëve të arkitekturës dhe dizajnit
30 qershor 2023Studentët e drejtimit Arkitekturë dhe Dizajnë të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, sot ( 30 qershor 2023), në prani të stafit akademik, administrativ, studentëve dhe familjarëve, hapën ekspozitën e gjashtë me radhë.
-
UEJL me kontribut konkret në debatin për ndikimin e inflacionit në shoqëri
27 qershor 2023Në kuadër të strategjisë së Universitetit të Evropës Juglindore për kontributin shoqëror, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (27 qershor 2023), ishte njëri nga panelistët kryesor së bashku me Prof. Nikolla Popovski në “Debatin rreth ndikimit të inflacionit në shoqëri –qasje perceptive”.
-
Promovohet postmortem libri universitar i profesoreshës Emine Zendeli
27 qershor 2023Në praninë e studentëve, ish studentëve, kolegëve dhe familjarëve, të hënën (26 qershor 2023), në Klinikën Juridike “Emine Zendeli”, në UEJL, posmortem u promovua libri universitar “Marrëdhëniet juridike-pasurore të bashkëshortëve” i profesoreshës Emine Zendeli I edituar nga profesoresha Arta Selmani – Bakiu.
-
U promovuan dy libra nga fusha e ekonomisë
26 qershor 2023Në prani të shumë mysafirëve, familjarëve, personaliteteve të njohur, studentëve dhe stafit, në UEJL, sot (26 qershor 2023), u promovuan librat “Mendimi ekonomiko-politik në format unik 2011-2023” i autorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe“Konsolidimi dhe qëndrueshmëria e sistemit pensional të Republikës së Maqedonisë së Veriut: qasje analitike krahasimore” i autores Doc. Dr. Shpresa Alija.
-
U mbajt Olimpiada e Ekonomiksit në UEJL - Pjesëmarrësit të frymëzuar dhe motivuar
26 qershor 2023Tetovë, 24 qershor 2023 - Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më 24 qershor ishte vatër e një gare të jashtëzakonshëm të entuziastëve të ekonomisë, pjesëmarrës në garat kombëtare të Olimpiadës Ekonomike. Organizuar bashkërisht nga Instituti Alternativa Liberale dhe Economics Fundamentals Initiative (ShBA dhe në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, kjo ngjarje gjithëditore është pjesë kryesore e Programit për Edukim Ekonomik, duke fuqizuar pjesëmarrësit dhe duke i frymëzuar ata për të eksploruar horizonte të reja. Po ashtu, nxënëses më të mire të garës, Alma Gjureci, i’u nda edhe bursa studimore nga ana e UEJL-së për studime në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë.
-
U mbajt ceremonia e promovimit të gjeneratës së nëntëmbëdhjetë të absolventëve të UEJL-së
17 qershor 2023Me një Ceremoni solemne, në praninë e prindërve, familjarëve, stafit dhe mysafirëve të tjerë, të shtunën (17 qershor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, u promovua gjenerata e 19-të e absolventëve.
-
Mbledhja jubilare e 50-të e Bordit të Universitetit
15 qershor 2023Bordi i Universitetit mbajti mbledhjen e rregullt të 50-të. Këtij takimi i ka paraprirë takimi i Komitetit të Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut i cili kryesisht kryen punët përgatitore për mbledhjen kryesore të Bordit.
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe One Hospital
14 qershor 2023Bashkëpunimi midis universiteteve dhe institucioneve të shëndetësisë është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë publike. Në këtë kuptim, Universiteti Juglindor Evropian (SEEU) dhe One Hospital kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për partneritet në fushën e edukimit të infermierisë.
-
Punëtori në temën e krimeve të urrejtjes nga Dr. Jim Lofton
9 qershor 2023Më 7 qershor 2023, në kampusin e UEJL-së në Shkup u mbajt punëtori njëditore e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Në punëtori morën pjesë grupe të përzgjedhura studentësh nga UEJL, UKIM dhe UGD.
-
Takim i Rektorit Bexheti me Zëvendëskryeministrin Mariçiç
8 qershor 2023Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (08.06.2023), realizoi një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiç. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të sigurimit të kuadrit që do të përfshihet në cilësinë e ekspertëve në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
-
Plaketë për kontributin shumëvjeçar të Prof. Zlat Milovanovic në UEJL
6 qershor 2023Me rastin e përkujtimit të ndarjes nga jeta të Prof. Zlat Milovanovic, bashkëshorti i ish ambasadores Xhilian Millovanovic, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Shkup.
-
Dr. Dina Modestus NZIKU ligjëroi para studentëve të UEJL-së
26 maj 2023Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, të enjtën (26.05.2023) para studentëve ka ligjëruar Dr. Dina Modestus Nziku, lighëruese në University of West Scotland, Skoci.
-
Rektori Abdylmenaf Bexheti së bashku me drejtorin e IMVDSH-së, Veli Krecin dhe Mennan Selimin vizituan Universitetin prestigjioz të Birmingemit
25 maj 2023Universiteti i Evropës Juglindore thellon bashkëpunimin me universitete prestigjioze ndërkombëtare dhe po pozicionohet si universitet model që përveç aktivitetit arsimor ndikon edhe në shumë procese që i ndihmojnë komunitetit.
-
Në UEJL u mbajt Panairi i fëmijëve me nevoja të veçanta
22 maj 2023Edhe këtë vit, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGJKK), i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të hënën (22 maj 2023), organizoi Panairin për fëmijët me nevoja të veçanta.
-
U mbajt panel diskutimi për (pa) barazinë gjinore në prizmin e të drejtave pronësore dhe dhunës ekonomike ndaj grave
18 maj 2023Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, sot (18.05.2023), u mbajt panel diskutimi për (pa)barazinë gjinore në prizmin e të drejtave pronësore dhe dhunës ekonomike ndaj grave.
-
Në UEJL u mbajt konferenca doktorale e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Angleze
18 maj 2023Në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt Konferenca doktorale, ku studentët e doktoraturës në prani të udhëheqësve të tyre shkencorë (mentorëve) dhe anëtarëve të Këshillit akademik të këtij fakulteti, prezantuan arritjet e deritanishme të punës së tyre kërkimore shkencore në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe angleze.