“Suksesi juaj dëshmon se studentët e Universitetit të Evropës Juglindore janë të përgatitur me dije dhe shkathtësi konkurrente dhe po na përfaqësojnë me shumë sukses në të gjitha fushat. “, u tha studentëve mes tjerash Rektori Bexheti.
Për suksesin e arritur në shenjë mirënjohjeje Ekipit të studentëve (Gentiana Reka Hasipi, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutura Xhemaili) të Fakultetit të Drejtësisë dhe udhëheqëses Prof. Vedije Ratkoceri, Rektori Bexheti iu ndau Plaketa dhe Mirënjohje.
Në këto gara pjesëmarrës ishin 16 ekipe të fakulteteve të drejtësisë nga Republika e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në Fakultetin e Drejtësisë, falë donacionit të Ambasadës së SHBA-ve, funksionon me shumë sukses Klinika Juridike “Emine Zendeli”, në të cilën studentët realizojnë një pjesë të praktikës dhe ku ofrohen falas këshilla dhe informata juridike.
