Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorët e UEJL-së përfaqësohen në listën e top 10% shkencëtarëve në botë

Profesorë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore janë ndër më të cituarit me punimet e tyre shkencore në dy platformat më të njohura ndërkombëtare të rangimit scimago dhe adscientificindex bazuar në performancën shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencorë të studiuesve individualë.

Sipas platformës scimago UEJL ka një indeks total prej 156 pikëve, që e rendit atë të dytin në Maqedoninë e Veriut. Sipas produktivitetit individual në të dy platformat e rangimit, Prof. Dr. Veland Ramadani, Prof. Dr. Gadaf Rexhepi, Prof. Dr. Jusuf Zeqiri dhe Prof. Dr. Hyrije Abazi – Alili, udhëheqin listën e profesorëve që kanë më së shumti citime të punimeve të tyre shkencore.

Në platformën AdScientific, mjaft mirë qëndrojnë të pozicionuar edhe profesorë të tjerë të Universitetit të Evropës Juglindore, kryesisht në fushën e shkencave kompjuterike dhe shoqërore, si: Prof. Dr. Mennan Selimi, Prof. Dr. Majlinda Fetaji, Prof. Dr. Lejla Abazi - Bexheti, Prof. Dr. Ali Pajaziti dhe Prof. Dr. Brikena Xhaferri

Lista e rangimit përfshinë 11 universitete dhe 579 profesorë nga vendi, ndërsa UEJL është Universiteti i dytë nga Maqedonia e Veriut, që përfaqësohet në listën e top 10% shkencëtarëve në botë.

Google+