Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajmet e fundit

  • U mbajt Olimpiada e Ekonomiksit në UEJL - Pjesëmarrësit të frymëzuar dhe motivuar

    26 qershor 2023

    Tetovë, 24 qershor 2023 - Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më 24 qershor ishte vatër e një gare të jashtëzakonshëm të entuziastëve të ekonomisë, pjesëmarrës në garat kombëtare të Olimpiadës Ekonomike. Organizuar bashkërisht nga Instituti Alternativa Liberale dhe Economics Fundamentals Initiative (ShBA dhe në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, kjo ngjarje gjithëditore është pjesë kryesore e Programit për Edukim Ekonomik, duke fuqizuar pjesëmarrësit dhe duke i frymëzuar ata për të eksploruar horizonte të reja. Po ashtu, nxënëses më të mire të garës, Alma Gjureci, i’u nda edhe bursa studimore nga ana e UEJL-së për studime në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë.

  • U mbajt ceremonia e promovimit të gjeneratës së nëntëmbëdhjetë të absolventëve të UEJL-së

    17 qershor 2023

    Me një Ceremoni solemne, në praninë e prindërve, familjarëve, stafit dhe mysafirëve të tjerë, të shtunën (17 qershor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, u promovua gjenerata e 19-të e absolventëve.

  • Mbledhja jubilare e 50-të e Bordit të Universitetit

    15 qershor 2023

    Bordi i Universitetit mbajti mbledhjen e rregullt të 50-të. Këtij takimi i ka paraprirë takimi i Komitetit të Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut i cili kryesisht kryen punët përgatitore për mbledhjen kryesore të Bordit.

  • Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe One Hospital

    14 qershor 2023

    Bashkëpunimi midis universiteteve dhe institucioneve të shëndetësisë është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë publike. Në këtë kuptim, Universiteti Juglindor Evropian (SEEU) dhe One Hospital kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për partneritet në fushën e edukimit të infermierisë.

  • Punëtori në temën e krimeve të urrejtjes nga Dr. Jim Lofton

    9 qershor 2023

    Më 7 qershor 2023, në kampusin e UEJL-së në Shkup u mbajt punëtori njëditore e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Në punëtori morën pjesë grupe të përzgjedhura studentësh nga UEJL, UKIM dhe UGD.

  • Takim i Rektorit Bexheti me Zëvendëskryeministrin Mariçiç

    8 qershor 2023

    Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (08.06.2023), realizoi një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiç. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të sigurimit të kuadrit që do të përfshihet në cilësinë e ekspertëve në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

  • Plaketë për kontributin shumëvjeçar të Prof. Zlat Milovanovic në UEJL

    6 qershor 2023

    Me rastin e përkujtimit të ndarjes nga jeta të Prof. Zlat Milovanovic, bashkëshorti i ish ambasadores Xhilian Millovanovic, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Shkup.

  • Dr. Dina Modestus NZIKU ligjëroi para studentëve të UEJL-së

    26 maj 2023

    Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, të enjtën (26.05.2023) para studentëve ka ligjëruar Dr. Dina Modestus Nziku, lighëruese në University of West Scotland, Skoci.

  • Rektori Abdylmenaf Bexheti së bashku me drejtorin e IMVDSH-së, Veli Krecin dhe Mennan Selimin vizituan Universitetin prestigjioz të Birmingemit

    25 maj 2023

    Universiteti i Evropës Juglindore thellon bashkëpunimin me universitete prestigjioze ndërkombëtare dhe po pozicionohet si universitet model që përveç aktivitetit arsimor ndikon edhe në shumë procese që i ndihmojnë komunitetit.

  • Në UEJL u mbajt Panairi i fëmijëve me nevoja të veçanta

    22 maj 2023

    Edhe këtë vit, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGJKK), i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të hënën (22 maj 2023), organizoi Panairin për fëmijët me nevoja të veçanta.

  • U mbajt panel diskutimi për (pa) barazinë gjinore në prizmin e të drejtave pronësore dhe dhunës ekonomike ndaj grave

    18 maj 2023

    Në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, sot (18.05.2023), u mbajt panel diskutimi për (pa)barazinë gjinore në prizmin e të drejtave pronësore dhe dhunës ekonomike ndaj grave.

  • Në UEJL u mbajt konferenca doktorale e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Angleze

    18 maj 2023

    Në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt Konferenca doktorale, ku studentët e doktoraturës në prani të udhëheqësve të tyre shkencorë (mentorëve) dhe anëtarëve të Këshillit akademik të këtij fakulteti, prezantuan arritjet e deritanishme të punës së tyre kërkimore shkencore në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe angleze.

  • UEJL dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik nënshkruan marrëveshje për hapjen e Laboratorit të Realitetit Virtual për Arkitekturën

    16 maj 2023

    Në kuadër të sfidës për vendosjen e laboratorëve për hulumtim, krijim dhe inovacion makerspace, sot (16.05.20223) në Shkup, në një ceremoni solemne, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e nënshkroi Marrëveshjen me drejtorin e Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Festim Halili për hapjen e Laboratorit të ri në fushën e Arkitekturës.

  • Mbi 100 punime shkencore në Konferencën e 6të Shkencore Ndërkombëtare për Biznesin dhe Ekonominë

    12 maj 2023

    Studiues dhe hulumtues të njohur ndërkombëtarë, nga rajoni dhe vendi kanë marrë pjesë në Konferencën e 6-të Shkencore Ndërkombëtare për Biznesin dhe Ekonominë me temë “Rimëkëmbja ekonomike, konsolidimi dhe rritja e qëndrueshme: Nga kriza në krizë, diskutime dhe perspektiva”, që u mbajt sot (12 maj 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë.

  • U mbajt punëtori për Strategjinë Kombëtare Zhvillimore

    11 maj 2023

    Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të jep kontributin shoqëror në të gjitha segmentet e zhvillimit institucional. Në funksion të kësaj, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (11.05.2023), në Shkup, mori pjesë në Punëtorin me temë “Strategjia Kombëtare Zhvillimore”, në të cilën marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme, AMSHA dhe komuniteti akademik, përfaqësues të lartë të institucioneve të ndryshme qeveritare, të sektorit privat, dhomave ekonomike, donatorë ndërkombëtarë dhe palë të tjera të përfshira.

  • UEJL dhe ALPAK-ECO nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim promovimin e praktikave të mira për mjedisin

    9 maj 2023

    Universiteti i Evropës Juglindor vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin në sfera të ndryshme, posaçërisht në fushën e industrisë për të krijuar mundësi të përfshirjes së komunitetit.

  • Mbi 60 kompani morën pjesë në Panairin e Karrierës që u mbajt në UEJL

    9 maj 2023

    Rreth 60 kompani të njohura kanë marrë pjesë në Panairin e Karrierës, që u mbajt sot (9 maj 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Qendrës së Karrierës.

  • UEJL tregim suksesi në ofertën 20 vjeçare të gjuhës dhe kulturës italiane

    8 maj 2023

    Në organizim të Ambasadës së Italisë, sot (8 maj 2023), në Shkup, u mbajt Konferenca Nacionale e Gjuhës Italiane në Maqedoninë e Veriut, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të njohur të institucioneve arsimore, kulturore, të pushtetit vendor, si dhe njohës e dashamirës të gjuhës italiane nga shumë fusha profesionale.

  • U mbajt “Dita e Hapur” e UEJL-së për maturantët

    5 maj 2023

    Maturantë, prindër dhe profesorë sot (5 maj 2023), morën pjesë në manifestimin tradicional të promovimit të ofertës akademike “Dita e Hapur”, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore. Gjatë këtij aktiviteti, maturantët, të cilët ishin në numër masiv, patën mundësi, që në prezantimet e organizuara enkas nga gjashtë fakultetet e UEJL-së, të dëgjojnë drejtpërdrejtë për ofertën programore, që këtë vit është e zgjeruar edhe me programe të reja studimore, si: Politeknikë, Dizajn i Brendshëm, Shkenca e të Dhënave, Edukim dhe Psikologji.

  • U promovua libri “Strategjia e marketingut” të autorëve Nail Reshidi dhe Granit Baca

    3 maj 2023

    Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, sot (3 maj 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt promovimi i librit “Strategjia e Marketingut” i autorëve Nail Reshidi & Granit Baca.

Go to page:
Google+