Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Takim i Rektorit Bexheti me Zëvendëskryeministrin Mariçiç

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (08.06.2023), realizoi një takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiç. Qëllimi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të sigurimit të kuadrit që do të përfshihet në cilësinë e ekspertëve në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Universiteti i Evropës Juglindore si institucion i etabluar i arsimit të lartë posedon ekspertizën e nevojshme dhe se konkretisht mund të kontribuojë në shumë lëmi në procesin e integrimit të vendit në BE, theksoi Rektori Bexheti.

Të dy palët u pajtuan se në këtë fazë të bisedimeve ka nevojë për kuadro specifike dhe se përfshirja e universiteteve ka një rendësi të veçantë në mbarëvajtjen e procesit.

Google+