Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt konferenca doktorale e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe Angleze

Në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt Konferenca doktorale, ku studentët e doktoraturës në prani të udhëheqësve të tyre shkencorë (mentorëve) dhe anëtarëve të Këshillit akademik të këtij fakulteti, prezantuan arritjet e deritanishme të punës së tyre kërkimore shkencore në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe angleze.

Sipas dekanit të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), prof. dr. Demush Bajrami, tha se kjo është një mundësi e mirë që përmes diskutimit të arrihet deri tek premisa bazë e punës shkencore, që është origjinaliteti i çdo disertacioni të doktoratës, gjithnjë në përputhje me Rregulloren e studimeve të Ciklit të tretë dhe standardeve bashkëkohore që zbaton UEJL rreth të shkruarit të punimeve të doktoratës.

“Studentët tanë të doktoraturës arritën të demonstrojnë një kuptim sistematik për fushën e tyre të studimit, duke zotëruar aftësitë dhe metodat e kërkimit në atë fushë. Ata, treguan shkallën e nevojshme të integritetit akademik në punën origjinale, që është një arritje për zgjerimin e kufijve të dijes dhe një referencë e nivelit ndërkombëtar. Kjo, para së gjithash, tregon se këta kandidatë janë të aftë për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë të ideve të reja dhe komplekse, të gatshëm për t’i transferuar ato tek kolegët, komuniteti i gjerë akademik dhe shoqëria në tërësi. Fundja, e gjithë kjo tregon se studentët e doktoraturës në UEJL, janë në gjendje të promovojnë progresin teknologjik, social ose kulturor”, tha dekani Bajrami.

Google+