Në kuadër të kësaj, sot (9 maj 2023), Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti nënshkruajti Memorandum Bashkëpunimi me Fatmir Ejub, drejtori i kompanisë ALPAK- ECO, kompani për menaxhimin e paketimit dhe mbetjeve të paketimit.
Qëllimi i memorandumit është zhvillimi i programeve për ndërgjegjësimin e komunitetit për çështjet mjedisore dhe aplikimi i përbashkët në thirrjet nacionale dhe ndërkombëtare për projekte lidhur me çështjet mjedisore dhe ekonominë qarkore.
Po ashtu, të dy palët do të bashkëpunojnë në zhvillimin e inovacionit të përbashkët për akademinë, industrinë dhe kompanitë në hulumtime dhe zhvillim.
UEJL dhe ALPAK – ECO, do të ofrojnë mbështetje për dizajnimin e trajnimeve dhe zhvillimin e praktikave më të mira, duke përfshirë edhe programin studimor Energji, Ekonomi dhe Ekologji.
