Punëtoria mbahet në kuadër të përgatitjeve për Strategjinë Nacionale Zhvillimore, e cila ka për qëllim që të prioritizojë dhe përcaktojë propozim fushat strategjike, të cilat më tutje do të vlerësohen bashkërisht me shfrytëzimin e kritereve të përkufizuara për prioritizim.
Në këtë ngjarje fjalim mbajtën, Fatmir Bytiqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet ekonomike, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Sh.T. Matthew Lawson, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T. Henrik Markus, ambasador i Republikës së Sllovakisë dhe Armen Grigorjan, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Maqedonin e Veriut.
