Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL tregim suksesi në ofertën 20 vjeçare të gjuhës dhe kulturës italiane

Në organizim të Ambasadës së Italisë, sot (8 maj 2023), në Shkup, u mbajt Konferenca Nacionale e Gjuhës Italiane në Maqedoninë e Veriut, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të njohur të institucioneve arsimore, kulturore, të pushtetit vendor, si dhe njohës e dashamirës të gjuhës italiane nga shumë fusha profesionale.

Në kuadër të panelit me temë: “Gjuha italiane dhe sistemi arsimor nacional – përvoja dhe tregime suksesi”, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në rolin e panelistit, foli për në temën “Gjuha italiane si gjuhë e huaj zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut”.

“Universiteti i Evropës Juglindore është një tregim shumë i suksesshëm në ofertën 20 vjeçare të gjuhës dhe kulturës italiane në Maqedoninë e Veriut”, theksoi mes tjerash Rektori Bexheti.

Konferenca u zhvillua nën temën boshte “Një gjuhë shumë mundësi”, kurse në hapjen e konferencës morën pjesë ambasadori italian në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvesteri, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Jeton Shaqiri dhe ministrja e Kulturës, Biserka Kostadinovska – Stojçevska .

Google+