Lajmet e fundit
-
Telegram ngushëllimi i Dekanatit të Fakultetit Juridik për ndarjen nga jeta e Prof. Vesel Latifit
24 shkurt 2023Dekanati i Fakultetit Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtorit shumëvjeçar të këtij fakulteti Prof. Dr. Vesel Latifi, deri te familja e të ndjerit ka dërguar një telegram ngushëllimi.
-
Debat në UEJL për ndikimin e krizës së Ukrainës në procesin e anëtarësimit në BE
21 shkurt 2023Edhe një herë, UEJL merr rol aktiv dhe dëshmon përgjegjësinë dhe ndikimin e tij shoqëror duke mbledhur studentë, profesorë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe sektorit të OJQ-ve, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar temat përkatëse.
-
Prof. Dr. Mentor Hamiti, zgjidhet kryetar i ri Senatit të UEJL-së
21 shkurt 2023Në mbledhjen e sotshme të Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore (21.02.2023), kështu vendosën senatorët , të cilët me shumicë votash drejtimin e Senatit ia besuan Prof. Dr. Mentor Hamitit.
-
ECONLIT 2023 – Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ballafaqohet me mungesë të forcës së kualifikuar të punës
20 shkurt 2023"Edukimi Ekonomik: Shkathtësia e nevojshme e shekullit 21", ishte tema për të cilën prezantoi rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në konferencën #ECONLIT2023, kushtuar Edukimit Ekonomik, që u organizua nga Instituti Alternativa Liberale ne bashkëpunim me Economic Fundamentals Initiative nga SHBA, që u mbajt të shtunën (18 shkurt 2023), në Tetovë.
-
Telegram urimi për Pavarësinë e Republikës së Kosovës
17 shkurt 2023Me një telegram urimi drejtuar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, rektori I Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ka uruar popullin e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
-
Trajnimi për sigurinë kibernetike në institucionet qeveritare i mbështetur nga Departamenti i Shtetit u mbajt në UEJL
16 shkurt 2023“Siguria kibernetike në institucionet qeveritare”, ishte tema boshte e trajnimit njëditor, që u mbajt sot (16 shkurt 2023), në UEJL, në Tetovë. Trajnimi realizohet në kuadër të projektit TechCamp dhe është financuar nga Departamenti i Shtetit dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.
-
Telegram ngushëllimi i Universitetit të Evropës Juglindore me rastin e tërmetit të fuqishëm në Turqi
6 shkurt 2023Në emër të stafit dhe studentëve të Universiteti i Evropës Juglindore, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , nëpërmjet një telegrami ngushëllimi dërguar Ambasadës së Turqisë në Shkup, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të tërmetit të fuqishëm të ndodhur sot (6 shkurt 2023), në disa qytete të Turqisë.
-
Rektori Bexheti panelist për politikat fiskale dhe monetare në konferencën e organizuar nga Qeveria e RMV-së
1 shkurt 2023Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e panelistit kryesor , ishte pjesëmarrës në konferencën vjetore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me titull “Viti i mundësive të reja ”, që u mbajt në Shkup, të hënën dhe të martën (30-31 janar 2023).
-
Konferencë me gazetarë me rastin e festave të fundvitit: UEJL e mbyll vitin me numër rekord të studentëve të regjistruar
20 dhjetor 2022Universiteti i Evropës juglindore po e mbyll një vit shumë të suksesshëm, ku kemi shënuar edhe një rekord në regjistrimeve të studentëve të ri, në të tre ciklet e studimit, me një rritje të konsiderueshme në studimet deridiplomike, prej 13,4 për qind, ose rritje të përgjithshme të studentëve të regjistruar prej 6 % , tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në konferencën festive me gazetarë, të mbajtur sot (20 dhjetor 2022), në Kampusin në Tetovë.
-
Sqarim në Lidhje me Certifikatat për Diplomim
13 dhjetor 2022Universiteti i Evropës Juglindore, nga fillimi me punë e deri më sot, ka funksionuar në pajtim me ligjet e arsimit të lartë, të cilët kanë qenë në fuqi në periudha të ndryshme në shtetin tonë. Në vitin e parë të funksionimit të këtij institucioni të arsimit të lartë (2001), Universiteti ka punuar sipas Ligjit të Arsimit të Lartë (LAL) Nr. 64/2000. Ky Ligj ka qenë në fuqi deri në vitin 2008 dhe deri atëherë ka pësuar tre ndryshime dhe plotësime. I rëndësishëm për studimet deridiplomike është ndryshimi i parë i këtij Ligji, i ndodhur në vitin 2003.
-
Rektori Bexheti folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022
11 dhjetor 2022Në bashkëorganizim me Universitetin “Ukshin Hoti”, të Prizrenit, me 9 dhe 10 dhjetor, në Prizren u mbajt konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022 “Trendet e reja në botën në ndryshim”.
-
Dëshmi të drejtpërdrejta nga Ukraina në tribunën e mbajtur në UEJL
7 dhjetor 2022“Dëshmi nga Ukraina”, ishte tema e Tribunës, që u mbajt sot (7 dhjetor 2022), në Universitetin e Evropës Juglindore, në të cilën përfaqësues të qeverisjes lokale të Rrethit të Kievit dhe qytetit Irpin shpalosën dëshmitë e drejtpërdrejta për ngjarjet në Ukrainë.
-
Informatë për opinion
1 dhjetor 2022Universiteti i Evropës Juglindore është institucion i pavarur privat-publik jofitimprurës me status të veçantë të paraparë me Ligjin e arsimit të lartë të RMV-së.
-
Zgjedhjet e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS)
1 dhjetor 2022Zgjedhjet e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor (PAS)
-
U mbajt takimi përmbyllës i projektit për ngritjen e kapaciteteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme
29 nëntor 2022Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (29 nëntor 2022), u mbajt takimi përmbyllës i projektit me titull “Ngritja e kapaciteteve për stafin e universiteteve dhe përfaqësuesit e mediave në luftën kundër lajmeve të rreme, keqinformimit dhe fushatave të dezinformimit”, që u realizua nga Instituti “Maks van der Shtul” (IMVDS), në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në Maqedoninë e Veriut.
-
Urime 28 Nëntori!
28 nëntor 2022Urime 28 Nëntori!
-
21 vite përkushtim dhe arritje – UEJL shënoi përvjetorin e themelimit
18 nëntor 2022Në prani të stafit, studentëve, familjarëve, mysafirëve të ftuar, Universiteti i Evropës Juglindore, me një Ceremoni Solemne, sot (18 nëntor 2022), shënoi 21 vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj Ceremonia u promovuan edhe studentët e diplomuar të doktoraturës.
-
U mbajt turneu tradicional “Memoriali Arben Xhaferi”
18 nëntor 2022Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, të enjten në organizim të Departamentit të Sportit në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë u mbajt turneu tradicional në futboll të vogël „MEMORIALI ARBËN XHAFERI“.
-
Panel diskutimi i studentëve me kryetarin e Bordit Klaus Tochtermann
17 nëntor 2022Në organizim të Parlamentit Studentor të UEJL-së, me rastin e 17 Nëntorit-Ditës ndërkombëtare të studentëve, sot panel diskutimi me studentët mbajti kryetari i Bordit, Klaus Tochtermann, me temë: “Merr nota të mira!” (Get good gradës).
-
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Albanian University nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi
15 nëntor 2022Zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore është qëllimi kryesor i Marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetit “Albanian University” (AU) të Tiranës, që u nënshkrua sot (15 nëntor 2022), në Tetovë.