Rektori Bexheti tha se kjo ndodh për shkak të disa treguesve shumë domethënës edhe atë se tashmë tregu e diferencon cilësinë, rreth 60% e studentëve shfrytëzojnë bursa, që u jepen nxënësve të shkëlqyeshëm dhe kjo dëshmon se kemi arritur të tërheqim studentë mjaftë të mirë, struktura e prindërve të studentëve tanë është me arsim të lartë dhe ata dinë se çfarë kërkojnë dhe çfarë të zgjedhin sa i përket arsimimit të fëmijëve të tyre.
“Ajo që ka ndikuar në rritjen e numrit të studentëve është oferta e përvitshme e re akademike të harmonizuara me kërkesat e tregut dhe këtë vit u konsolidua oferta shumë specifike, regjionale, programi ndërdisiplinor në master, 3E, Ekonomia, Energjia dhe Ekologjia, që funksionon me mbi 20 studentë aktualisht. E reja tjetër është hapja e një fakultetit të ri dhe për herë të parë në historinë 20 vjeçare të Universitetit, në vitin e ri akademik filluam me fakultetin e gjashtë, Fakultetin e Shkencave Shëndetësore”, potencoi rektori Bexheti.
Në ciklin e parë, kemi rritje prej 13 për qind të numrit të studentëve që studiojnë në gjuhën maqedonase dhe rritje prej 16 %të studentëve që studiojnë në gjuhën angleze.
“E kemi përforcuar dhe i kemi dhen karakter të vërtet ndërkombëtarizimit të Universitetit dhe tashmë, përveç studentëve nga rajoni, si Kosova, Lugina e Preshevës, Shqipëria kem regjistruar rreth 60 studentë nga Taxhikistani dhe Pakistani me bursa amerikane, nëpërmjet fondacionit Shams.”, theksoi Rektori Bexheti.
Duke shpjeguar shkaqet kryesore të rritjes së përvitshme të numrit të studentëve të regjistruar, rektori Bexheti tha se zhvillimi i ofertave të reja akademike, rritja e numrit të stafit akademik janë shkaktarët kryesor që po mbajnë në tendencë rritëse numrin e studentëve të ri të regjistruar.
“Të gjitha aktivitetet, që nuk janë vetëm pastër akademike, por profesionale dhe të zbatueshme dhe kur kësaj i shtohen projektet shkencore që ofrohen nga Instituti Maks van der Shtul, që nga dy projekte në të kaluarën kanë arritur në 35 projekte paralele dëshmojnë për impaktin e fuqishëm shoqëror që jep Universiteti në shoqëri.”, tha mes tjerash rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylemanf Bexheti.