Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti panelist për politikat fiskale dhe monetare në konferencën e organizuar nga Qeveria e RMV-së

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e panelistit kryesor , ishte pjesëmarrës në konferencën vjetore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me titull “Viti i mundësive të reja ”, që u mbajt në Shkup, të hënën dhe të martën (30-31 janar 2023).

Me këtë rast, rektori Bexheti, theksoi se historia fiskale e para një shekulli e deri më tani, duke përfshirë edhe krizën e fundit energjetike dhe inflatorike na dëshmojnë se pikërisht këto kriza të mëdha ekonomike janë shkak për përshpejtimin e reformave dhe jo e kundërta.

“Duke e patur parasysh gjendjen e sistemit ekzistues tatimor në RMV, që është shumë regresiv, me një bazë tatimore, ku dominojnë lehtësime dhe lirime tatimore, bazë jo mjaftueshëm konvergjente me sistemin tatimor të vendeve anëtare të BE-së, ku nuk ka zgjidhjet fleksibile për tatimimin të fitimeve të larta si rezultat i krizës, ku në mënyrë shumë të shprehur tatimohen të ardhurat nga pagat në raport me të ardhurat dhe fitimet kapitale, ku nuk ka zgjidhje tatimore ekologjike, ku ende shkalla e tatimimit digjital nuk u përgjigjet sfidave të kohës, ku furnizimet online nuk janë në mënyrë efektive nën kontroll dhe si të tilla ende gjenerojnë shkallë të lartë të ekonomisë joformale, reformat ekonomike janë të domosdoshme në pajtim me Koncepcionin dhe Strategjinë e miratuar para një viti.”, tha mes tjerash Rektori Bexheti.

Ai, pikëpamjet e tij, i prezantoi në panelin e tretë, ku theks të veçantë i kushtohej politikave fiskale dhe monetare në RMV.

Google+