“Problemin më të madh, që sot e ka ekonomia dhe jo vetëm e jona, por edhe ekonomia e Ballkanit Perëndimor dhe e tërë Evropës, është mungesa e forcës së kualifikuar të punës sipas kërkesave të tregut të punës. Prandaj, dijet ekonomike, me sistemet e informacionit sot duhet të krijohen më herët-pra që në shkollat e mesme, për çka duhet të ndryshojnë kurrikulat!”, tha mes tjerash Rektori Bexheti, në cilësinë e folësit kryesor të konferencës.
Qëllimi i konferencës ishte promovimi kuptimit më të madh të koncepteve ekonomike dhe ta mbështesë zhvillimin e intervenimeve efektive për arsimim ekonomik në RMV.
Në konferencë merrnin pjesë drejtues të shkollave të mesme, përfaqësues të institucioneve arsimore publike dhe ekspertë të ekonomisë.
