Lajmet e fundit
-
U mbajt takimi i XVI i Institutit Alb-Shkenca
1 tetor 2021Instituti Alb-Shkenca, me përkrahje të universitetit të Evropës Juglindore dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, filloi takimin e gjashtëmbëdhjetë vjetor të tij, që do të zhvillohet në seanca plenare dhe do të zgjat deri më 3 tetor. Pjesa fizike e takimit mbahet në UEJL, në Shkup.
-
Në UEJL Shkup u mbajt konferencë shkencore ndërkombëtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit
30 shtator 2021Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, 29 dhe 30 shtator 2021, u mbajt Konferenca ndërkombëtare shkencore me temë “Terminologjia dhe roli i saj në të kuptuarit e gjuhës profesionale”.
-
Senati i Universitetit zgjodhi Dr. Paul M. Foster Doctor Honoris Causa
28 shtator 2021Senati i Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e mbajtur sot (28.09.2021), vendosi që titullin Doctor Honoris Causa t’ia jap Dr. Paul M. Foster, Jr.
-
Ditët e Orientimit në UEJL – pritje tradicionale për studentët e vitit të parë
22 shtator 2021Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Orientimit" dhe fillimit të vitit të ri akademik, me një ceremoni festive, duke respektuar protokollet shëndetësore, sot (22.09.2021), në Universitetin e Evropës Juglindore, në kampusin në Tetovë dhe në Shkup u mbajt pritja tradicionale e studentëve të vitit të parë.
-
UEJL pjesëmarrës në stërvitjen e NATO-s në Ohër për katastrofat
20 shtator 2021Nga 20-23 shtator, në Ohër dhe Strugë, mbahet stërvitja ndërkombëtare “Maqedonia e Veriut 2021”. Ky aktivitet organizohet nga NATO, përkatësisht Qendra Euro – Atlantike Koordinuese për Përgjigje Kundër Katastrofave dhe Qendra për Menaxhim me Krizat e Maqedonisë së Veriut.
-
Rektori Bexheti panelist në Forumin Energjetik në Shkup
14 shtator 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdylmenaf Bexheti, në cilësin e panelistit mori pjesë në Forumin energjetik për Planifikimin e së Ardhmes së Energjisë (MEF Energy Forum), të bashkë-organizuar nga Instituti ZIP dhe Amabasada e SHBA-vë në Shkup, që u mbajt në Shkup, më 13 dhe 14 shtator. Rektori Bexheti foli në panelin me temë “Financat e gjelbra dhe instrumentet e disponueshme të financimit”.
-
Mbledhje komemorative për profesoreshën Emine Zendeli
14 shtator 2021Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën (14 shtator 2021), u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Drejtësisë, Emine Zendeli.
-
Rektori Bexheti pjesëmarrës aktiv në konferencën për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike pas Kovidit
9 shtator 2021“Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovidit”, ishte tema e konferencës së organizuar në kuadër të “Forumit Ekonomik Financiar”, që u mbajt në Shkup, më 6 dhe 7 shtator, në organizim të Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut.
-
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
9 shtator 2021TELEGRAM NGUSHËLLIMI
-
U mbajt trajnimi i stafit-UEJL i dallueshëm dhe me ndryshime të vazhdueshme
20 gusht 2021Universiteti i Evropës Juglindore, më 18 dhe 19 gusht, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm për Zhvillim Profesional e realizoi trajnimin e stafit akademik dhe administrativ, ku këtë vit kishte temën boshte “Nga normativa në pozitivë (deklaratat, aktet dhe performanca)”.
-
Në UEJL promovohet programi i Ministrisë së Arsimit “Racion për çdo Student”
19 gusht 2021Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mila Carovska në shoqërinë edhe të zëvendësministrit Arafat Shabani, në praninë e studentëve të UEJL-së dhe të UT-së dhe rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (19 gusht), promovoi programin e ri të Ministrisë për subvencionimin e një racioni për çdo studentë.
-
Debat për 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit- Kuadri i UEJL -së gardian të pashtershëm i kapacitetit njerëzor për realizimin e plotë të kësaj marrëveshje
11 gusht 2021Në kudër të debateve për shënimin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sot (11 gusht 2021), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, u mbajt panel diskutimi me temë: “Pas dy dekadave, a është MO kornizë e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur e të barabartë”.
-
.Zëvendëspresidenti i Parlamentit të Izraelit Halik Bar vizitoi UEJL-in
10 gusht 2021Një delegacion i Parlamentit të Izraelit (Knesset), i udhëhequr nga zëvendëspresidenti, z. Yehiel "Hilik" Bar, sot (10 gusht 2021), e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë
-
Rreth 70 për qind e diplomuarve në UEJL kanë arritur të punësohen vitin e parë pas diplomimit
15 korrik 2021Të diplomuarit e Universitetit të Evropës Juglindore, sipas të dhënave të Qendrës së Karrierës vazhdojnë të jetë atraktiv për tregun e punës në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.
-
Instituti “Maks van der Shtul” fiton projektin e parë bilateral nga Ministria e Jashtme e Francës
14 korrik 202114 korrik 2021, Projekti ESPLORADO (Zhvillimi i ndërkombëtarizimit dhe qasjes ndërdisciplinare në programe studimore dhe kërkime shkencore) i punuar nga ekipi i përbërë nga Veli Kreci, Albulena Halili dhe Bujar Sinani, në kuadër të Institutit “Max van der Stoel”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Frédéric Spagnoli, Frédéric Peneau dhe Julia Wyssling nga Universiteti Franche-Comté në Francë, ka marrë miratimin e Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropës. Ai është përzgjedhur në mesin e tridhjetë aplikimeve nga i tërë Ballkani Perëndimor dhe do të mbështetet nga Fondi i Solidaritetit për projekte inovative, shoqëritë civile, Frankofoninë dhe zhvillimin njerëzor që funksionon në kuadër të kësaj ministrie.
-
Lens.Org e rendit UEJL të parin në Maqedoninë e Veriut për publikime shkencore në fushën e biznesit
13 korrik 2021Lens.Org e rendit UEJL të parin në Maqedoninë e Veriut për publikime shkencore në fushën e biznesit
-
Profesorit Dan Fellnerit iu nda bursa Fulbright Specialist për të ligjëruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut
6 korrik 2021Dan Fellner, bashkëpunëtor i Qendrës Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës për Studime Ruse, Euroaziatike dhe Evropës Lindore, ka fituar bursën prestigjioze Fulbright Specialistit për të ligjëruar këtë vjeshtë në Universitetin e Evropës Juglindore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog
2 korrik 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të enjten (1 korrik 2021), mori pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare ”Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”.
-
Mbahet ekspozita e dytë dhe përmbyllëse e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit
25 qershor 2021Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (25 qershor 2021), mbajti Ekspozitën e dytë përmbyllëse me punimet e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit.
-
U nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes UEJL-së dhe Entit Shtetëror të Revizionit
23 qershor 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski, sot (23.06.2021), në Shkup, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi mes të dy institucioneve.