Lajmet e fundit
-
Rektori i UEJL-së, Akademik Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti merr pjesë në konferencën ndër-rektoriale të organizuar nga Agjencia Nacionale për Programe Studimore Europiane dhe Mobilitet në Shkup
26 maj 2021Temë diskutimi e kësaj konference, që po mbahet sot në Shkup (26 maj 2021), është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në RMV dhe zgjerimi i bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në vendet e BE-së dhe botës, me qëllim të përthithjes së studentëve për të studiuar në RMV.
-
Hapet laboratori i parë i kriminalistikës në UEJL – unik dhe i pari që funksionon në kuadër të një universiteti
20 maj 2021Me prerjen e shiritit nga Rektori, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (20 maj 2021), në një ceremoni solemne u lëshua në përdorim zyrtarisht Laboratori i kriminalistikës i Universitetit të Evropës Juglindore, që funksionon në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë.
-
UEJL do ta zgjerojë brezin e gjelbër në Kampusin e Tetovës
30 prill 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , sot (30 prill 2021), priti në një takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij.
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Normak Investment Grup për mundësitë e punësimit të studentëve
16 prill 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe drejtori gjeneral i Normak Investment Group AD Tetovë, Aleksandar Zarkov, sot (16 prill 2021), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet të dy institucioneve. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i Bordit të drejtorëve të Normak Investment Group, z. Aki Etemi.
-
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Patrick O'Meara zëvendëspresident i Universitetit Indiana
31 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij dhe të stafit dërgoi telegram ngushëllimi deri te familja dhe menaxhemnti universitar, me rastin e vdekjes së Patrick O'Meara, zëvendëspresident dhe profesor emeritus i Universitetit Indiana (IU).
-
UEJL pajiset me Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë për periudhën 2021 – 2027
19 mars 2021Universiteti i Evropës Juglindore është pajisur me Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë për periudhën 2021 – 2027, e cila jepet nga Komisioni Evropian.
-
Vizitë e drejtorit ekzekutiv të Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar të Mitrovicës në UEJL
18 mars 2021Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar në Mitrovicë - IBC-M, Prof. Dr. Harri Tuomola, sot (18.03.2021), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe realizoi takim me Rektorin, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
Vizitë e delegacionit të Universitetit të Ferizajt në UEJL
15 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (15 mars) priti në një takim delegacionin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të udhëhequr nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
-
Uebinar mbi reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze
15 mars 2021Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit/Departamenti i Gjuhës Angleze, të premten (12 mars), i tuboi 35 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni për të diskutuar lidhur me reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze në rajonin e Ballkanit.
-
Regjistrimi jo vetëm operacion statistikor pasi prodhon efekte juridike dhe kushtetuese - Debat në UEJL për Regjistrimin e Popullsisë në RMV
11 mars 2021Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot (11.03.2021), u mbajt debat publik lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në temë: “Nevoja e sensibilizimit të qytetarëve mbi regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Panelistë kryesor të debatit ishin Prof. Dr. Jeton Shasivari, Prof. Dr. Demush Bajrami dhe Prof. Dr. Ali Pajaziti.
-
Rektori Bexheti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Prof. Zejnullah Gruda
8 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me rastin e ndarjes nga jeta e prof. Zejnullah Gruda, nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
-
UEJL-i njëri ndër universitetet më të suksesshëm në realizimin e projekteve Erasmus dhe këmbimit studentor Erasmus+
3 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof.. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (3 mars 2021), në një takim e priti delegacionin e Agjencisë Nacionale për Programe Studimore Evropiane dhe Mobilitet, të udhëhequr nga u.d. drejtor Marko Gjeorgjievski.
-
U mbajt konferenca e dytë ndërkombëtare për shkencat sociale dhe ligjore
1 mars 2021A po e gjejnë qeveritë ekuilibrin e duhur midis shëndetit publik dhe sundimit të ligjit, apo po shkojnë shumë më larg?. Kjo ishte njëra nga pyetjet që studiuesit nga universitete të ndryshme të vendit dhe rajonit u përpoqën t’i japin përgjigje në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Shkencave Ligjore dhe Shoqërore, me temë “Rregulli i ligjit, qeverisjes dhe societetit”, që u mbajt të shtunën (27 shkurt 2021), në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
UEJL dhuron mjete shkollore për Gjimnazin e Gostivarit dhe Qendrën Edukative Korrigjuese të Tetovës
23 shkurt 2021Në kuadër të misionit të tij dhe përgjegjësisë shoqërore Universiteti i Evropës Juglindore, ka dhuruar mjete shkollore për Qendrën Edukative Korrigjuese – Tetovë dhe Shkollën e Mesme Komunale “Gostivar”, në Gostivar.
-
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore bëhet pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike (ELFA)
19 shkurt 2021Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore nga 3 shkurti i këtij viti është bërë formalisht pjesë e rrjetit prestigjioz të fakulteteve juridike evropiane - Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike (ELFA). Anëtarë të këtij rrjeti janë fakultetet e drejtësisë së universiteteve të njohura evropiane, siç është: Universitetit i Zagreb-it, i Lubjanës, i Cyrihut, i Vjenës, i Edinburgut, i Linkolnit, i Salzburgut, i Brukselit, i Gracit, i Dublinit, i Kopenhagës, etj. Anëtarësimi i Fakultetit të Drejtësisë së UEJL-së, ndër të tjera, i mundëson atij të merr pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga asociacioni ELFA.
-
Zyrtarisht hapet Qendra Rinore për Resurse – Projekt që implementohet nga UEJL
18 shkurt 2021Me një ceremoni rasti, sot (18.02.2021), në Gostivar zyrtarisht u shpall e hapur Qendra Rinore për Resurse. Hapja e kësaj qendre mbështet përmes projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i kofinancuar edhe nga Komuna e Gostivarit. Projekti implementohet nga Universiteti i Evropës Juglindore.
-
Në UEJL hapet ekspozitë me punimet një semestrale të studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit
12 shkurt 2021Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, sot (12 shkurt 2021), e shpalli të hapur Ekspozitën me punimet e studentëve të Arkitekturës dhe Dizajnit. Është hera e parë që në Maqedoninë e Veriut organizohet ekspozitë me punime të studentëve të këtij drejtimi që në semestrin e parë.
-
Aktori Bajrush Mjaku vizitoi UEJL-në dhe dhuroi librin “Urtësi dhe Marrëzi”
3 shkurt 2021Aktori dhe krijuesi i mirënjohur shqiptar, Barjush Mjaku, sot (3 shkurt 2021), vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe me këtë rast për Bibliotekën universitare "Maks van der Shtul" dhuroi disa kopje të librit të tij të fundit “Urtësi e Marrëzi”. Aktorin me renome ndërkombëtare, Bajrush Mjaku e priti Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin, në një atmosferë miqësore shkëmbyen mendime për aktualitet arsimore, por edhe të kulturës teatrore.
-
Universiteti i Evropës Juglindore i dyti në Maqedoninë e Veriut sipas Webometrics
3 shkurt 2021Ueb faqja e njohur ndërkombëtare Weometrics, në listën e fundit të publikuar në fund të muajit janar, Universitetin e Evropës Juglindore e ka renditur në vendin e dytë, në mesin e universiteteve më të mira në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pas Universitetit të Shkupit “Shën Cirili dhe Metodi”. Performanca akademike dhe shkencore e UEJL-së po dëshmohet edhe në rang rajonal, ku është renditur i treti menjëherë pas Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës dhe i pari nga të gjitha universitetet shqiptare me status të ngjashëm dhe atyre private.
-
Thellohet bashkëpunimi mes UEJL-it dhe Ambasadës Italiane
28 janar 2021Një delegacion i Ambasadës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, i udhëhequr nga Ambasadori i ri SH.T. Andrea Silvestri, sot (28 janar 2021), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Delegacioni u takua me Rektorin, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi.