Lajmet e fundit
-
U mbajt vebinar për inovacionin dhe ekosistemin e kompanive startup
16 prill 2020Në kuadër të lëndës “Zhvillimi profesional i karrierës”, të premten ( 10 prill), me nismë të prof. Azir Aliut, u mbajt vebinar me temë ”Inovacioni dhe ekosistemi i startup-eve”, ku morën pjesë 40 studentë të Universitetit të Evropës Juglindore.
-
UEJL me kapacitet të plotë e zhvillon mësimdhënien dhe shërbimet administrative online për studentët
13 prill 2020Menaxhementi i Universitetit të Evropës Juglindore vazhdimisht e ka promovuar dhe nxitur mësimdhënien në distancë edhe në kushte normale të punës, ku disa nga programet mësimore janë ofruar me këtë regjim studimi. Gjendja e jashtëzakonshme që po mbretëron në të gjithë botën e ka bërë më të kapshme këtë mënyrë të mësimdhënies, kurse UEJL-i me përvojën e krijuar paraprakisht, me kapacitet të plotë po u ofron studentëve mësimdhënie dhe shërbime cilësore si akademike, ashtu edhe administrative.
-
Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së shpërndau maska dhe doreza falas për qytetarët e Tetovës dhe Shkupit
7 prill 2020Përfaqësues të Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së, sot (7 prill 2020), në qendër të Tetovës dhe të Shkupit, kanë shpërndarë falas maska dhe doreza për qytetarit e rastit, me qëllim dhënien e kontributit në parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga rreziqet e pandemisë Kovid 19.
-
UEJL e zgjeron ofertën programore me dy programe të reja: Arkitektura dhe Dizajni dhe Ndërmarrësia
28 mars 2020Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2020-21, përveç programeve ekzistuese, ka vendosur të zgjeroj ofertën akademike me programe të reja studimore.
-
Lajmërim i rëndësishëm
24 mars 2020Lajmërim i rëndësishëm
-
Mësimdhënia online në UEJL gjithëpërfshirëse dhe me aplikacione të zhvilluara nga vet institucioni
23 mars 2020Universiteti i Evropës Juglindore është i pari në vend dhe ndër të parët në rajon në shfrytëzimin dhe krijimin e platformave për mësimdhënie online. Në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për tu mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga përhapja e korona virusit, Universiteti i Evropës Juglindore i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat që mësimdhënia të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse.
-
Ekipi Ekzekutiv i UEJL-së mbajti mbledhjen e parë online
17 mars 2020Ekipi Ekzekutiv i Rektorit, të hënën (16 mars), në Universitetin e Evropës Juglindore e mbajti mbledhjen e pare në kushte të masave të ndërmarra për tu mbrojt nga rreziqet e korona virusit. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm disa nga anëtarët e Ekipit Ekzekutiv të Rektorit, kurse ata të cilët nuk mund të ishin të pranishëm fizikisht, morën pjesë duke përdorur platformën online.
-
Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të koronavirusit UEJL krejt procesin mësimor e zhvillon online
16 mars 2020Universiteti i Evropës Juglindore në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për ndërprerjen e mësimit klasik në universitete, që nga 11 marsi, mësimdhënien e ka transferuar tërësisht në platformën online.
-
Informata rreth COVID-19
14 mars 2020Informata rreth COVID-19
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët për masat dhe efektet e korona virusit mbi ekonominë
10 mars 2020"Parashikimi dhe masat e efektit të koronavirusit mbi ekonominë", ishte tema e tryezës së rrumbullakët, që u mbajt sot(10.03.2020) në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE).
-
Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së shënoi 7 dhe 8 Marsin
10 mars 2020Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, të hënën (9 mars), me një manifestim rasti shënoi 7 dhe 8 Marsin, Ditën e Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
-
Rektori Bexheti mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare në Korçë
9 mars 2020Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, mori pjesë në Konferencën e Dytë të Universiteteve Publike Shqiptare, që u mbajt më 6-7 mars 2020, në Korçë, në Shqipëri.
-
Klubi i Debatit i Parlamentit Studentor mbajti debat publik me forumet rinore të partive politike për parandalimin e migrimit të të rinjve
27 shkurt 2020Klubi i Debatit i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor sot (27 shkurt 2020), mbajti debat publik me temë “Si partitë politike, do ta parandalojnë migrimin e të rinjve”, ku morën pjesë kryetarët e forumeve rinore Omer Ajdini (ASH), Avni Rustemi (BDI), Liridon Useini (BESA), Afan Elezi (Alternativa) dhe Visar Palloshi (PDSH).
-
Prof. Dr. Nasir Selimi zgjidhet kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore
27 shkurt 2020Prof. Dr. Nasir Selimi është zgjedhur kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e fundit të këtij organi, që u mbajt të martën (25 shkurt 2020). Profesor Selimi, e zëvendësoi Prof. Dr. Jonuz Abdullain, të cilit i përfundoi mandati.
-
UEJL vazhdon me avancim edhe në rangim ndërkombëtar, regjional e vendor
26 shkurt 2020Në botë ekzistojnë institucione të ndryshme, të cilat bëjnë rangimin e universiteteve, duke u bazuar në kritere të ndryshme. Universiteti i Evropës Juglindore në shumicën e rangimeve të bëra renditet si njëri ndër universitetet më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Rajon.
-
UEJL-i nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
20 shkurt 2020Në kuadër të Konferencës Shkencore “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”, sot (20 shkurt 2020), në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
-
Mundësi bashkëpunimi mes UEJL-së, UNDP-së dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim
19 shkurt 2020Përfaqësues të UNDP-së në Maqedoni dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të mërkurën (19.02.2020), qëndruan në Universitetin e Evropës Juglindore.
-
Fakulteti i Shkencave Teknologjike Bashkëkohore partner i projektit SMART4ALL - digjitalizimin e gjithçka
18 shkurt 2020Përfaqësues të Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, gjatë javës së fundit morën pjesë në takimin e parë informues, si partner të projektit SMART4ALL, në Patra të Greqisë, ku nikoqir ishte Universiteti i Peloponezit.
-
Agron Demiri zëri i çdo studenti në UEJL
7 shkurt 2020Agron Demiri, është studenti i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, i cili mori besimin të udhëheq me organizatën e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, pas zgjedhjeve të fundit studentore.
-
Zekije Azizi dhe Shpresa Izairi magjistrante të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL fituese të dy vendeve të para në Konkursin vjetor të Komisionit të letrave me Vlerë për studiues të rinj
4 shkurt 2020Zekije Azizi, magjistrante në Universitetin e Evropës Juglindore është fituese e çmimit të parë në Konkursin vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë për studiues të rinj, për punimin më të mirë nga sfera e tregut të kapitalit me temë: “Analiza e modeleve të falimentimit për kompanitë afariste të listuara në Bursën e Maqedonisë”.