Pikërisht në këtë muaj, kur lindi Alfabeti Unik i Gjuhës Shqipe, u ngrit Flamuri Kombëtar, u shpall Pavarësia Kombëtare, edhe pse disa dekada më vonë, lindi edhe Universiteti jonë për ta begatur këtë muaj me vlerat e vërteta kombëtare.
Në ditë festash është e udhës që të reflektojmë për të ardhmen më të mirë të brezave që vijnë, që t’iu trashëgojmë vlera me të cilat do të jenë krenarë. Flamuri kombëtar shqiptar në vete i mbart të gjitha këto vlera dhe më së miri përfaqëson idealin e të gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e pandashme e zhvillimit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.
Urime 28 Nëntorin dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe le të jetë ky flamur i përjetshëm e simbol i unitetit kombëtar në rrafshin global.
Akademik Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti,
Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore