Në kuadër të bashkëpunimit profesional midis Fakultetit Juridik të UEJL-së dhe Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik “Pavell Shatev” në Shkup, më 6 dhe 13 tetor 2020, profesori i së drejtës kushtetuese të Fakultetit Juridik të UEJL-së, Prof. Dr. Jeton Shasivari realizoi ligjërata në lëndën E drejta kushtetuese, para 60-të dëgjuesve të trajnimit fillestar të gjeneratës së shtatë të kësaj akademie.
Vlen të theksohet fakti se, një numër i konsiderueshëm i kandidatëve të kësaj gjenerate janë ish-studentë të diplomuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së.