Pajisjet janë kryesisht ndihmës vizuelë, materiale didaktike, zmadhues digjitalë, shkrues mekanikë në Brill dhe printera Brill, panele të mençur, pajisje të tjera ndihmëse dhe të specializuara, siç janë: ekranet dhe tastierat në Brill (Braille), ndihmës special të lëndëve, si matematika, arti , shkencë, etj.
Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit (CwVIP) ishte projekt 5 vjeçar që filloi të zbatohet në tetor të vitit 2014, nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), me mbështetjen financiare të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Fonacionit Ndërkombëtar të Klubeve Lions (LCIF).
Qëllimi kryesor i CwVIP ishte që të rrisë mundësitë e shkollimit për fëmijët me pengesa në të pamurit dhe të bëjë zbulimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve të syve.
Projekti kishte elemente edukative, mjekësore dhe sociale, kurse posedues të pajisjeve tashmë do të jenë nga një shkollë fillore në Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë dhe Veles.