COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti në konferencën për gazetarë: UEJL, i vetmi në vend dhe në rajon shënoi rritje të regjistrimit të studentëve

Universiteti i Evropës Juglindore me suksese e mbyll këtë vit kalendarik edhe përkundër shumë sfidave, sidomos atyre shëndetësore. Këtë konstatim e bëri publik Rektori i UEJL-it, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në takimin tradicional të fundvitit me gazetarë, që u mbajtë sot (24 dhjetor 2020), ku merrte pjesë i gjithë menaxhmenti, prorektorët Prof. Dr. Besnik Fetaji, Prof. Dr. Adrian Besimi, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi dhe Këshilltarja për Cilësi Veronika Kareva.

“Ne, jemi të vetmit në vend e ndoshta edhe në rajon që në vitin akademik 2020-21, kemi shënuar rritje në numrin e përgjithshëm të studentëve të regjistruar edhe pse rritja është simbolike 2-3%, por shumë e rëndësishme në kohën kur të gjitha trendët janë rrenëse, si ato demografike, emigracionit rritës dhe preferencës rritëse për të studiuar jashtë. Ne këtë vit kemi regjistruar 1015 studentë dhe kemi refuzuar 89 aplikime në studimet e doktoratës.”, tha Rektori Bexheti.

Rektori Bexheti e falënderoi stafin akademik dhe atë administrativ, të cilët dëshmuan përkushtim dhe profesionalizëm që me sukses e mbyllëm vitin e kaluar akademik në kushte të pandemisë Kovid – 19.Pandemia Kovid -19 dëshmoi se Universiteti i Evropës Juglindore me kapacitetit e tij akademik, infrastrukturor dhe kadrovik shumë shpejt u adaptua me kushtet e reja të krijuara dhe menjëherë nga mësimdhënia me prani fizike kaloi në mësimdhënien online.

“Vitin e kaluar akademik e përfunduam me sukses, kurse këtë vit e kemi realizuar suksesshëm mësimdhënien hibride, ku 80% e studentëve e kanë ndjekur mësimin e prani fizike dhe vetëm 20 për qind kanë mësuar online, në kohë reale. Kjo tregon se Universiteti promovon modele të suksesshme dhe vështirë të arritshme edhe për universitete shumë të njohura ndërkombëtare.”, tha në konferencën për gazetarë, Rektori i UEJL-it, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Aspekt tjetër i rëndësishëm që e karakterizoi këtë vit është se ne kemi qeverisje të re të Bordit të Universitetit, duke zgjedhur kryetarin e ri të Bordit, Klaus Tohterman, që vjen nga Universiteti i Kielit në Gjermani. Po ashtu, përveç kryetarit të bordit ka edhe strukturë të re të anëtarësisë dhe këtë vit e kemi miratuar edhe Strategjinë e re të Universitetit 2021-25, të cilën e kemi botuar në ueb faqe dhe është e qasshme për të gjithë.

“Padyshim se pandemia ndikoi në rënien e produktivitetin shkencorë dhe kemi një numër të zvogëluar të konferencave shkencore dhe pjesëmarrjes së stafit tonë në këto konferenca, por sërish ky zvogëlim është 20-25 %. Megjithatë, ajo që na gëzon është progresi i jashtëzakonshëm në pjesëmarrjen në projekte shkencore. Aktualisht Universiteti merre pjesë në 15 projekte ndërkombëtare dhe vendore dhe e gjithë kjo falë angazhimit të stafit me ekspertizë ndërkombëtare dhe të motivuar.”, u tha gazetarëve Rektori Bexheti.

Google+