Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në cilësinë e ekspertit mori pjesë në debatin për Buxhetin 2021, të organizuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë dhe ku mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Rektori Bexheti debatoi dhe e shprehi qëndrimin e tij lidhur me projeksionet e Buxhetit 2021, sa ai është i realizueshëm dhe sa përputhet me pritshmëritë reale të ekonomisë.