COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL mbahet Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare për Arsimimin Multikulturor

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në bashkëpunim me pesë universitet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut: Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Universitetin “Goce Dellçev” dhe Universitetin “Kliment Ohridski”, prej sot e deri më 4 dhjetor mbanë Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare për Arsimimin Multikulturor.

Fjalën hyrëse e mbajti Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili foli për rendësin e multikulturalitetit në mjediset universitare dhe për kontekstit multikulturor të UEJL-it.

“Nuk besojë se në Maqedoninë e Veriut ekziston ndonjë Universitet ku në mënyrë kaq reale pasqyrohet karakteri real i shoqërisë multikulturore, siç është Universiteti i Evropës Juglindore. Ne në përgjithësi kemi një shoqëri multietnike, multikulturore, por kjo në realitet nuk pasqyrohet”, tha Rektori Bexheti.

Në kuadër të kësaj Rektori Bexheti, përmendi shembuj që e dallojnë UEJL nga institucionet e tjera, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjatë realizimit të arsimimit multietnik.

“Është shumë e vështirë të udhëhiqet një institucion arsimor në kontekst të shoqërive ballkanike, ku eksitojnë ndasi dhe paragjykime. Duhet që të gjitha institucionet të bëjnë përpjekje ta pasqyrojnë dhe zbatojnë karakterin multietnik dhe multikulturor të vendit”, theksoi Rektori Bexheti.

Drejtori i Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”, Bujar Luma, veçoi aktivitetet që do të realizohen gjatë konferencës dhe qëllimet finale të saj.

“Nëpërmjet kësaj konference dëshirojmë që të ndajmë praktika të mira, nga aktor të vërtet të realizimit të arsimimit multikulturor dhe të marrim informacion kthyes se sa dhe si zbatohet ky lloje i arsimimit në institucionet e arsimit të lartë.”

Qëllimi i konferencës është të eksplorojë mënyrat në të cilat funksionon arsimi multikulturor në kontekste të tjera, të krijojë një platformë ku zhvillimet e fundit midis studiuesve mund të diskutohen dhe t'u japë një shtytje akademikëve, studiuesve, praktikuesve dhe studentëve për të ndarë praktikat e tyre më të mira dhe mësimet e marra për këtë temë.

Në konferencë morën pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ambasadorë.

Google+