Me këtë rast, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, të menaxhmentit dhe të punësuarve, familjes së të ndjerit Blerim Jakupi u shpreh ngushëllimet më të thella.
Blerim Jakupi, ka qenë i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2004. Ai është një nga studentët dhe të diplomuarit tanë të parë në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë-drejtimi Financa.
Blerim Jakupi, nga kolegët dhe bashkëpunëtoret, do të mbahet mend si punëtor i palodhshëm, bashkëpunues dhe gjithmonë duke përparuar në fushën e tij të punës.
U prehtë në paqe!