COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përvjetori i 19-të i UEJL-së

Përvjetori i 19-të i UEJL-së

Në kushte të masave dhe rekomandimeve të dhëna nga autoritetet shëndetësore shtetërore, Universiteti i Evropës Juglindore, këtë vit, është i detyruar që të shënojë përvjetorin e 19-të të themelimit në formën online. Programi tradicional, i cili është mbajtur çdo vit, për të shënuar përvjetorët e Universitetit, sot nuk do të mbahet. Megjithatë, shënimi i përvjetorit po vërehet në të gjithë aktivitetet tona edhe pse të reduktuara fizike, por me shumë energji festive në formatin online.

Për historikun dhe simbolikën e përvjetorit të themelimit të Universitetit dhe për aktualitetet në Universitet, në vazhdim do të mund të ndiqni Video Porosinë e Rektorit, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, drejtuar studentëve, stafit, palëve tjera të interesuara dhe opinionit më të gjerë.

Po ashtu, të bashkëngjitur e keni edhe videon promovuese të përgatitur nga Zyra e Marketingut dhe Promovimit, enkas për përvjetorin e 19-të të UEJL-së.

Universiteti tashmë ka hyrë në vitin e dytë të moshës pjekurisë dhe ne vazhdojmë të përçojmë dhe shpërndajmë dije cilësore, që dëshmohet çdo ditë nga sukseset e Alumni-ve tanë.

E paçim përgjithmonë Universitetin tonë!

Gëzuar dhe suksese!

Google+