Lajmet e fundit
-
Aksion ekologjik i Parlamentit Studentor të UEJL-së në Tetovë dhe Shkup
18 qershor 2021Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore, sot (18 qershor 2021), nën moton “Ekologjia është ekonomi permanente”, realizoi një aksion ekologjik simbolik për pastrimin e qytetit të Tetovës dhe Shkupit.
-
Në UEJL u promovua libri “Arsimi në demokracinë e brishtë”, i autorit, Prof. dr. Bardhyl Musai
18 qershor 2021Të mërkurën (16 qershor), në organizim të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në bibliotekën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, para studentëve dhe stafit, u promovua libri “Arsimi në demokracinë e brishtë”, i autorit, Prof. dr. Bardhyl Musai.
-
Revizori shtetëror Acevski e vizitoi UEJL-në
16 qershor 2021Universitetin e Evropës Juglindore, sot e vizitoi Revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski. Ai realizoi një takim me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërmjet të dy institucioneve.
-
UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në mesin e universiteteve shqiptare në regjion sipas QS World University Rankings
16 qershor 2021Baza më e madhe në botë për rangimin e universiteteve, QS World University Rankings, e ka renditur Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të dytin në Maqedoninë e Veriut dhe të parin nga universitetet shqiptare në regjion.
-
Diplomoi gjenerata e shtatëmbëdhjetë e absolventëve të UEJL-së
12 qershor 2021Universiteti i Evropës Juglindore, sot (12 qershor 2021), mbajti Ceremoninë e Diplomimit të Absolventëve të gjeneratës së shtatëmbëdhjetë. Në këtë manifestim të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadori i Sllovenisë, Millan Predan, si dhe prindër e familjarë të shumtë të absolventëve të UEJL-së, të cilët i hodhën kapelat simbolikisht, për të shënuar përfundimin e ciklit të parë të studimeve të tyre.
-
U mbajt konferenca për mjedisin jetësor – promovohet programi studimor Energji, Ekonomi dhe Ekologji
9 qershor 2021Energjia, ekonomia dhe ekologjia, ishte tema e konferencës, e cila u mbajt sot (9 qershor 2021), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, në të cilën u promovua programi studimor “Energji, Ekonomi dhe Ekologji”.
-
Debat për sfidat e punësimit dhe punësimi i të rinjve
4 qershor 2021"Sfidat, mundësitë dhe masat për të rritur punësimin dhe punësimin e të rinjve", ishte tema e diskutimit në formën e town-hall takimeve, që u mbajt të enjten (3 qershor 2021), në UEJL, në organizim të Qendrës për Edukim dhe Zhvillim (CED) në kuadër të projektit "Mbështetje për Reformat Zgjedhore" të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në partneritet me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë (KKRM).
-
U mbajt debat për punësueshmërinë e të rinjve- UEJL me ofertë të strukturuar konform kërkesave të tregut
27 maj 2021Institutit për Lidership dhe Politika Publike, sot (27 maj 2021), në Tetovë, mbajti Panel Diskutimi, me temë: “Punësimi dhe mundësitë e punësimit të të rinjve në vend”. Panelistë kryesorë ishin: ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Kate Marie Byrnes rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit të Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri. Debatin e moderoi, Pranvera Kasami, drejtore e Institutit për Lidership dhe Politika Publike.
-
Rektori i UEJL-së, Akademik Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti merr pjesë në konferencën ndër-rektoriale të organizuar nga Agjencia Nacionale për Programe Studimore Europiane dhe Mobilitet në Shkup
26 maj 2021Temë diskutimi e kësaj konference, që po mbahet sot në Shkup (26 maj 2021), është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në RMV dhe zgjerimi i bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në vendet e BE-së dhe botës, me qëllim të përthithjes së studentëve për të studiuar në RMV.
-
Hapet laboratori i parë i kriminalistikës në UEJL – unik dhe i pari që funksionon në kuadër të një universiteti
20 maj 2021Me prerjen e shiritit nga Rektori, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (20 maj 2021), në një ceremoni solemne u lëshua në përdorim zyrtarisht Laboratori i kriminalistikës i Universitetit të Evropës Juglindore, që funksionon në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë.
-
UEJL do ta zgjerojë brezin e gjelbër në Kampusin e Tetovës
30 prill 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , sot (30 prill 2021), priti në një takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij.
-
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Normak Investment Grup për mundësitë e punësimit të studentëve
16 prill 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe drejtori gjeneral i Normak Investment Group AD Tetovë, Aleksandar Zarkov, sot (16 prill 2021), nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet të dy institucioneve. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i Bordit të drejtorëve të Normak Investment Group, z. Aki Etemi.
-
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Patrick O'Meara zëvendëspresident i Universitetit Indiana
31 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij dhe të stafit dërgoi telegram ngushëllimi deri te familja dhe menaxhemnti universitar, me rastin e vdekjes së Patrick O'Meara, zëvendëspresident dhe profesor emeritus i Universitetit Indiana (IU).
-
UEJL pajiset me Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë për periudhën 2021 – 2027
19 mars 2021Universiteti i Evropës Juglindore është pajisur me Kartën Erasmus për Arsimin e Lartë për periudhën 2021 – 2027, e cila jepet nga Komisioni Evropian.
-
Vizitë e drejtorit ekzekutiv të Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar të Mitrovicës në UEJL
18 mars 2021Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Biznesit Ndërkombëtar në Mitrovicë - IBC-M, Prof. Dr. Harri Tuomola, sot (18.03.2021), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe realizoi takim me Rektorin, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
Vizitë e delegacionit të Universitetit të Ferizajt në UEJL
15 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (15 mars) priti në një takim delegacionin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të udhëhequr nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
-
Uebinar mbi reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze
15 mars 2021Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit/Departamenti i Gjuhës Angleze, të premten (12 mars), i tuboi 35 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni për të diskutuar lidhur me reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze në rajonin e Ballkanit.
-
Regjistrimi jo vetëm operacion statistikor pasi prodhon efekte juridike dhe kushtetuese - Debat në UEJL për Regjistrimin e Popullsisë në RMV
11 mars 2021Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot (11.03.2021), u mbajt debat publik lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në temë: “Nevoja e sensibilizimit të qytetarëve mbi regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Panelistë kryesor të debatit ishin Prof. Dr. Jeton Shasivari, Prof. Dr. Demush Bajrami dhe Prof. Dr. Ali Pajaziti.
-
Rektori Bexheti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Prof. Zejnullah Gruda
8 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me rastin e ndarjes nga jeta e prof. Zejnullah Gruda, nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
-
UEJL-i njëri ndër universitetet më të suksesshëm në realizimin e projekteve Erasmus dhe këmbimit studentor Erasmus+
3 mars 2021Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof.. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (3 mars 2021), në një takim e priti delegacionin e Agjencisë Nacionale për Programe Studimore Evropiane dhe Mobilitet, të udhëhequr nga u.d. drejtor Marko Gjeorgjievski.