Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL-i dhe Kolegji Heimerer nënshkruan dy marrëveshje konkrete për mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore

Pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Kolegji Heimerer, në vazhdën e konkretizimit të bashkëpunimit, sot (28 janar 2022), në Tetovë, nënshkruan dy marrëveshje konkrete, njëra për ruajtjen e fshehtësisë(konfidencialitetit) dhe tjetra për bashkëpunim në fushën e shkencave shëndetësore dhe themelimin e shoqërisë së përbashkët tregtare. Marrëveshjet u nënshkruan nga Rektori i UEJL-it, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe kryetari i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer, Dr. rer. med. Petrit Beqiri.

Qëllimi i nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është ofrimi i mbështetjes për studentët që do të regjistrohen në fakultetin e ri të UEJL-it, Fakultetin e Shkencave Shëndetësore (FSHSH), i cili pritet të fillojë me punë në shtator të këtij viti.

“Elaborati për themelimin e këtij fakulteti ka kaluar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe kjo mbështetje për UEJL-in është forcim institucional, pasi që nga e para kemi një mbështetje nga Kolegji Hamerer, i cili ka një strukturë dhe eksperiencë gjermane, sepse ata i kanë akreditimet dhe licencimet gjermane dhe rrjedhimisht edhe evropiane. Ideja është që këtë mundësi ta bartim edhe në rastin e FSHSH në UEJL, në aspektin e punës praktike dhe kliniko – praktike. “, deklaroi Rektori Bexheti.

Kryetari i Bordit të Kolegjit Heimerer, Petrit Beqiri, falënderoi Rektorin Bexheti për qasjen bashkëpunuese dhe ashtu siç shoqëria, ashtu dhe studentët kërkojnë nga ne të mendojmë për forma të reja, sepse edhe adresimi i problemeve kërkojnë rrugë të reja të zgjidhjes.

“Bashkëpunimi mes të dy institucioneve është një ogur i mirë dhe ne jemi të kënaqur që patëm mundësi të gjejmë një bashkëpunim të këtillë me UEJL, i cili ka një traditë në punën e vetë dhe me një mbështetje të bashkësisë evropiane dhe Kolegjit Heimerer, i cili mbështet në përvojën dhe punën e shkollave Heimerer, që në Gjermani funksionojnë që 40 vite. “, deklaroi, Dr. rer. med. Petrit Beqiri.

Kolegji Heimerer, si institucion gjerman, është lider në edukimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë.

Google+