COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dy projekte të reja pasurojnë portfolion e projekteve të Institutit kërkimor “Maks van der Shtul” për vitin 2021

EMINDFUL & UNDILECO

Instituti “Maks van der Shtul” (IMVDSh) me krenari shpall se dy projekte të reja kërkimore janë fituar rishtazi duke rritur kështu portofolion e projekteve të UEJL-së për vitin 2021 https://mvdsi.seeu.edu.mk/projects/. Një nga projektet e fituara me titull E-MINDFUL ka të bëjë me kërkimin dhe prodhimin mediatik të prototipeve inovative të ndërgjegjësimit për kontributin pozitiv socio-ekonomik të migrantëve në shoqëritë mikpritëse. Projekti financohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) dhe OSBE dhe përfshin vendet në BE dhe Ballkanin Perëndimor. Ndërsa propozim-projekti u menaxhua nga Njësia për Koordinim të Projekteve e udhëhequr nga z. Afrim Tresi, e themeluar në kuadër të IMVDSh, ekipi i tij hulumtues është i përbërë në mënyrën që sjell ndërdisiplinaritet duke përfshirë stafin akademik nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGjKK) dhe Fakulteti i Shkencave Sociale Bashkëkohore (FShShB).

Projekti i dytë i fituar me titull "Trajnerë universitarë të mësimit digjital për nxënësit në rrezik - (UNDILECO)" është projekt Erasmus+ në partneritet me universitetet tona partnere nga Spanja, Gjermania dhe Sllovenia. Projekti synon të trajnojë anëtarët e grupeve në rrezik, si fëmijët nga familjet e varfra, grupet minoritare si romët, familjet e refugjatëve dhe grupet e tjera të cenueshme në shoqëri në mënyrë që t'i pajisin ata me aftësi digjitale duke nxitur përfshirjen. Ky projekt pritet të gjenerojë trajnerë digjitalë nga stafi i UEJL-së të cilët do të ofrojnë trajnime për trajnerë për anëtarët e shoqërisë civile me synimin për të zgjeruar komunitetin e trajnerëve të cilët do të arrijnë te grupet e cenueshme.

Google+